E Hene - E Premte : 14:00 - 17:00
+355672353909

Domosdoshmëria e vetërregullimit të profesionit të ekspertit fiskal

//
Posted By
/
Comment0
/
Categories

Instituti Ekspertëve Fiskalë, ne kuadrin e masave për zbatimin korrekt të
legjislacionit fiskal, i cili ndikon direkt në rritjen e të ardhurave në buxhetin e
shtetit, krahas kualifikimit (ekonomistëve e juristëve) të ekspertëve fiskalë ka
vlerësuar të domosdoshme që ky profesion të veterregullohet . Kjo është
diktuar për disa arsye të rëndësishme si:
1. Zhvillimi intensiv i ekonomisë i shoqëruar me ndryshime të rëndësishme
të karakterit strukturor, me përpjekje të shumta për përshtatjen dhe
modernizimin e legjislacionit në fushën ekonomike dhe atë financiare,
zbatimin e standarteve ndërkombëtare për çështjet më të rëndësishme e
më të ndjeshme në zhvillimin ekonomik dhe në ruajtjen e ekulibrave
ligjorë të interesave të shtetit dhe të individëve.
2. Ndryshimet e rëndësishme dhe të vazhdushme në fushën e legjislacionit
fiskal si për tatimet e taksat kombëtare dhe ato lokale, raportimin
elektronik, rritjen e ndjeshme të numërit të subjekteve raportuse, ku
aktualisht raportojnë rreth 150 mijë dhe parashikohet që të arrijnë shumë
shpejt me masat e mara në mbi 600 mijë.

3. Ndryshimet e mëdha kanë krijuar një barrë jo të vogël për biznesin për
plotësimin vullnetar të detyrimeve. Këtë barrë e rëndon më shumë
mungesa e eksperiences administrative dhe mungesa e profesionistëve të
mirëfilltë që ka vëndi jonë në marrëdheniet që krijon legjislacioni fiskal
midis individit, biznesit dhe shtetit.
4. Krijimi i Gjykatave Administrative është një proçes tjetër, i cili kërkon
njohjen dhe zbatimin e proçedurave, të cilat, për bizneset dhe për
tatimpaguesit në përgjithësi, kërkon mbështetjen, mbrojtjen dhe
përfaqësimin profesional e të drejtë si për biznesin e për shtetin.

5. Do te ndihmoj ne edukimin fiskal te stafit te tatimeve dhe doganave ne
bashkepunim me Akademine Fiskale.
Per keto arsye është bërë i domosdoshëm funksionimi i rregulluar i
veprimtarisë profesionale të ekspertve fiskalë, me qëllim që të sigurohet rritja e
përmbushjes vullnetare në shlyerjen e detyrimeve fiskale dhe mbrojtja e të

2
drejtave të tatimpaguesve, përfaqësimi i interesave të përbashkëta profesionale
në fushën e shërbimeve fiskale, kryerja e shërbimeve fiskale me cilësi të lartë,
bashkëpunimi dhe mbështetja e administratës fiskale në misionin e saj për
administrimin e tatimev-taksave dhe për edukimin e tatimpaguesve si dhe
përfaqësimin e drejtë e profesional të palëve para organeve të drejtësisë.
Profesioni i Ekspertit Fiskal është i veterregulluar edhe në shtetet e tjera në
Bashkimin Europian si, Austria, Gjermania, Çekia, Polonia, etj. Gjithashtu
Bashkimi Eurpoian, në kuadrin e proçeseve integruese të vendit tonë në BE, ka
kërkuar nga Autoritet Shqiptare që të bëhen ndërhyrjet e nevojshme për
rregullimin e këtij profesioni në përputhje me direktivat e BE-së. Po kështu për
profesionin e ekspertit fiskal Departamenti Ligjor i Fondit Monetar
Ndërkombëtar ka paraqitur material studimor i cili shpjegon domosdoshmërinë
e këtij profesioni edhe në vëndin tonë.

Leave a Reply