E Hene - E Premte : 14:00 - 17:00
+355672353909

Ekspertët fiskalë  zoterojnë dijeni dhe janë të specializuar per te dhënë mendime për probleme qe dalin gjate shqyrtimit te mosmarrveshjeve doganore dhe tatimore, si dhe për konstatimin dhe sqarimin e fakteve qe dalin në gjykimin e cështjeve të kësaj natyre.
Duke u nisur nga fakti se gjykata në shqyrtimin e mosmarrvëshjeve doganore dhe tatimore, nuk mund të caktoje si eksperte cdo person qe mendohet se ka dijenit e  nevojshme , por vetëm ata qe janë të certifikuar nga nje institucion i licencuar.  Pra mund te thirren nga gjykata ne dobi te hetimit gjyqesor .
Caktimi i ekspertëve fiskalë të cilët kane njohuri  ne fushën doganore tatimore, ndihmon drejtpersedrejti ne hetimin gjyqesor dhe ne daljen e konkluzioneve sa më të drejta gjate gjykimit te mosmarrveshjeve doganore dhe tatimore.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne shqyrtimin e Rekurseve te ceshtjeve doganore tatimore ka tërhequr vemendjen se nga gjykata per raste te kesaj natyre, është e domosdoshme caktimi i eksperteve te fushës doganore tatimore, dhe jo si ka ndodhur rendomte , qe jane caktuar ekspert kontabel.
Derektiva e 8 e Bashkimit Europian dhe paketa  Acquis Communitaire  jane pjese e marrevëshjes së stabilizim asocimit qe Shqiperia ka nenshkruar me Bashkimin Europian , marrëveshje qe është ratifikuar nga parlamenti shqiptar.  Ne kete paketë perfshihet edhe profesioni i ekspertit fiskal si profesion i lire .
Domosdoshmëria e funksionimit te profesionit te ekspertit fiskal eshte i lidhur me zhvillimin intensiv te ekonomisë i shoqëruar me ndryshime të rëndësishme të karakterit strukturor, me përpjekje të shumta për përshtatjen dhe modernizimin e legjislacionit në fushën ekonomike dhe atë financiare,
Ndryshimet e vazhdushme në fushën e legjislacionit doganor dhe fiskal, si për tatimet e taksat kombëtare dhe ato lokale, raportimin elektronik, rritjen e ndjeshme të numërit të subjekteve raportuse.
Mungesa e profesionistëve të mirëfilltë që ka vëndi jonë në marrëdheniet që krijon legjislacioni fiskal midis individit, biznesit dhe shtetit.
Krijimi i Gjykatave Administrative është një proçes qe  kërkon njohjen dhe zbatimin e proçedurave, dhe përfaqësimin profesional e të drejtë si për biznesin e për shtetin.
Ekspertimi Fiskal, përfshin përgatitjen dhe paraqitjen e deklaratave tatimore dhe pasqyrat mbështetëse, dhënien e këshillimit mbi planifikimin tatimor, keshillimin e tatimpaguesve per mbrojtjen para organeve administrative ,dhënien e ekspertizës fiskale dhe keshillime te subjekteve te interesuara  per kodin doganor dhe dispozitat zbatuese te klasifikimit tarifor, origjina e mallit  , regjimet doganore etj
Shërbime profesionale të ekspertit fiskal janë shërbimet e ekspertimit, këshillimit, dhe të vlerësimit të veprimtarive të tatimpagusve, shërbimet e ekspertimit e këshillimit në fushën e financave, të tatimeve, doganave dhe kontabilitetit fiskal, ekspertimet dhe shërbimet që lidhen me krijimin, regjistrimin, transformimin, likuidimin dhe ndryshimin e kapitalit të shoqërive tregtare, shërbimet e ekspertimit e këshillimit në proçeset gjyqësore.