E Hene - E Premte : 14:00 - 17:00
+355672353909

Rëndësia e profesionit të ekspertit fiskal

Shoqeria eshte dinamike dhe profesionet lindin ne perputhje me zhvillimet sociale dhe ekonomike dhe pas 27 viteve te ndertimit te sistemit fiskal edhe ne vendin tone eshte nevoje e tregut veterregullimi i detyrimeve dhe te drejtave te personave  te cilet ofrojne sherbime profesionale ne fushen fiskale.
Komisioni i veprimtarive ekonomike e sociale ne BE thekson se” profesionet liberale dhe organizatat të cilat rregullojnë veprimtari të tilla në Evropë jane zgjeruar. Profesionet e reja liberale, si psikologë, punonjës socialë, ekspertet  fiskale, këshilltarë falimentimit, anketuesit dhe ndërmjetësuesit, të cilat nuk janë të klasifikuara si  profesioneve të lira në të gjitha vendet, kërkojnë një qasje gjithëpërfshirëse”
Do të ishte shumë e vështirë për të pasur një sistem fiskal që funksionon mirë pa ekspertë fiskalë. Për arsye se shumica e tatimpaguesve nuk i njohin ndërlikimet e legjislacionit fiskal, ekspertet fiskalë janë të domosdoshëm që tatimpaguesit të përmbushin detyrimet e tyre tatimore të komplikuara.
Krijimi i profesionit të ekspertit  fiskal dhe veterregullimi i tij nëpërmjet vendosjes së normave të domosdoshme për profesionet e lira , synon të zgjidhë problemet që krijohen nga zhvillimet e vrullshme  në financat publike dhe sistemin fiskal Shqiptar ne vitet e demokracise dhe sidomos ne vitet e fundit.
Sherbimet fiskale ofrohen ne menyre kaotike, nga persona te cilet nuk jane te shkolluar  profesionalisht ne fushen tatimore dhe fiskale ne pergjithesi   sepse sistemi yne universitar dhe pasuniversitar nuk e ofron kete mundesi, dhe shpesh ne menyre informale, ose nga vete punonjesit e tatimeve ne konflikt te hapur interesi dhe ne dem te interesave te shtetit duke perbere rrezik e kosto shtese qe mund te vi per shkak te gabimeve ose mungesës së cilesisë dhe detyrimit për të mbajtur përgjegjesi. Kur ofrohen nga profesione te tjera te rregullura si kontabiliste ose auditore te jashtem keto jane profesione te tjera te lira te cilat punojne per kompanite por jane te specializuar ne fushen kontabile dmth te rregjistrimit te veprimeve ekonomike ne llogari te ndryshme  ose te auditimit te tyre dhe jo ne fushen e njohjes dhe interpretimit te ligjeve tatimore qe eshte nje fushe tjetër dhe nje profesion tjetër i veterregulluar ne vendet e Be dhe te botes (bashkengjitur nje aneks me disa nga vendet qe e kene te organizuar profesionin e eksperit fskal).
  Gjithashtu nevoja lind duke pasur parasysh qe ,
  • tatimet llogariten dhe paguhen bazuar ne parimin e vetedeklarimit ,shteti nuk llogarit detyrimet e tatimpaguesve,
  • numri i kontrolloreve ne te gjithe vendin eshte rreth 500 ndersa i tatimpaguesve rreth 150 000 pa perfshire ketu individet, ndersa funksioni i kontrollit po merr gjithmone e me shume rolin qe ka ne boten e zhvilluar ate te ndihmes ne te kuptuarin e legjislacionit
  • nevojen e vazhdueshme te shtetit per te ardhura ne menyre qe te rrisi sasine dhe cilesine e mallrave publike ,
  • shkallen e ulet te pranimit vullnetar te tatimeve,
  • moshen e re te sistemit tatimor,
  • nivelin e evazionit dhe korrupsionit,
  • shkallen e gjere te perfshirjes se inspektoreve te tatimeve ne llogaritjen e detyrimeve tatimore te tatimpaguesit nepermjet zyrave te tyre private,
  • krijimi i Gjykatave Administrative i cili kërkon njohjen dhe zbatimin e proçedurave për bizneset dhe për tatimpaguesit në përgjithësi.
  • Ligjet jane te komplikuara dhe sigurisht qe as ketu dhe ne asnje vend nuk shkruhen per njerezit e zakonshë Shkalla  e larte e  evazionit e cila buron si nga dashja dhe padija  perfundon ne ceshtje penale, burg , apele, gjykate , korrupsion etj  .Te gjitha keto jane kosto per  tatimpaguesit  si dhe per shtetin se ne finale reduktojne te ardhurat e mbledhura.
  • Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur dhe po ndodhin në fushën e legjislacionit që lidhen me Legjislacionin e ri “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” apo me deklaratën integrale të të ardhurave të tatueshme të individëve, e cila po rrit dhe  do ta rrisë ndjeshëm numrin e tatimpaguesve deklarues në vendin tonë nga rreth 90 mijë që është aktualisht (biznese të regjistruara që deklarojnë) në mbi  600 mijë (përfshirë edhe individët të cilët do të deklarojnë të ardhurat mbi bazë vjetore).
  • Këto ndryshime të rëndësishme kanë krijuar për tatimpaguesit shqiptarë një barrë jo të vogël që lidhet me njohjen dhe me përmbushjen vullnetare të detyrimeve.
  • Nese ligjet nuk kuptohen dhe zbatohen si duhet atehere
     se pari eshte shteti qe do vuaje mungesen e te ardhurave,
     se dyti jane tatimpaguesit qe do vuajne kosto shtese per shkak te penaliteteve etj dhe
     se treti eshte po shteti qe  do kete kosto administrative shtese sepse  cdo penalitet dhe rivleresim detyrimesh do shoqerohet me apel qe do te thote:
  1. vonese ne arketim
  2. kostot e gjykimit dhe
  3. kostot e mbledhjes me force te   detyrimeve
  • Përmbushja në mënyrë vullnetare e detyrimeve që burojnë nga ligji, është vështirë të realizohet nga të gjithë tatimpaguesit pa pasur asistencë të kualifikuar në këtë fushë.
  •  Kush perfiton nga eksperti fiskal ?
Profesioni i ekspertit fiskal si profesion i lire  i veterregulluar sjell perfitime që janë shumëplaneshe   për shtetin , ekonominë dhe marrësit e këtyre shërbimeve në të njëjten kohë:
  1. Kontributi i profesioneve të lira për funksionimin e duhur të jetës administrative, politike dhe ekonomike të një shteti anëtar njihet në nivel kombëtar dhe evropian, sepse ata të kontribuojnë për modernizimin dhe efikasitetin e administratës publike dhe të shërbimeve për qytetarët dhe konsumatorët dhe për këtë arsye ofruesit e shërbimeve duhet të plotësojnë kërkesat e rrepta profesionale dhe etike te cilat vendosen nepermjet akteve veterregulluese nga institute i eksperteve fiskal qe rregullojne keto ceshtje.
  • Sistemi i profesioneve të lira ka një kontribut të rëndësishëm për të siguruar cilësi të lartë të mallrave “sociale” të tilla si ofrimi i shërbimeve publike, mbrojtjen e të drejtave civile dhe rritjen e mirëqenies ekonomike.
  1. Profesionet liberale janë një komponent i çdo shoqërie demokratike, dhe
ofrojnë potencial të madhë  për rritje në aspektin e punësimit dhe PBB-së
  1. Të gjitha Shtetet Anëtare te BE rregullojnë profesionet liberale, nëpërmjet organizatave ose  shoqatave profesionale. Në shumë shtete anëtare, koncepti i vetë-rregullimit si një parim organizativ është e lidhur pazgjidhshmërisht me konceptin e një profesioni liberal.
  1. Kontributi i profesioneve të lira për funksionimin e duhur të jetës administrative, politike dhe ekonomike të një shteti anëtar njihet në nivel kombëtar dhe evropian, sepse ata të kontribuojnë për modernizimin dhe efikasitetit e administratës publike dhe të shërbimeve për qytetarët dhe konsumatorët.
  1. Ekspertet fiskalë, si pjestarë të informuar të publikut, gjithashtu kontribuojnë në
      formulimin e legjislacionit dhe udhëzimeve ne fushen fiskale duke i bere ato me
     te pranueshme.
  1. Duke këshilluar tatimpaguesit se si ata duhet të plotësojnë detyrimet e tyre,
ekspertet fiskalë i shërbejnë një interesi publik shumë të rëndësishëm.
  1. Shteti ka interesat e veta për të mbështetur dhe për të mbrojtur këtë rol sepse ne
fakt roli i ekspertit fiskalë ndryshon nga roli i organeve tatimore,  vetëm ne  faktin se organet tatimore i shërbejnë drejtpërdrejtë shtetit, ndërsa ekspertët fiskalë duke i sherbyer drejtpërdrejtë klientit të tyre i sherbejne ne menyre indirekte shtetit.
                         Fusha e ekspertizes 
 Eksperti fiskal operonë në fushën e dhënies së shërbimeve, përgatitjes dhe/ose paraqitjes se deklaratave tatimore të tatimpaguesve dhe pasqyrave mbështetëse fiskale, dhënien e këshillimit mbi planifikimin tatimor, përfaqësimin dhe mbrojtjen e tatimpaguesve para organeve administrative dhe gjykatave dhe dhënien e këshillimeve fiskale të tjera dhe shërbimeve të lidhura, detyra keto tipike te ketij profesioni te listuara ne dokumentin e FMN “Tax Law Design and Drafting (volume 1; International Monetary Fund:  Victor Thuronyi, ed.)Chapter 5, Regulation of Tax Professionals”, ne te cilin jepen rekomandime rreth modelit te hartimit te veterregullimit per ekspertin fiskal.
 
Modelet ku bazohet
 
Veterregullimi i profesionit te ekspertit fiskal eshte mbeshtetur :
 
  • ne rekomandimet e FMN per hartimin e legjislacionit te ekspertit fiskal Tax Law Design and Drafting (volume 1; International Monetary Fund: Victor Thuronyi, ed.)Chapter 5, Regulation of Tax Professionals.
  • ne direktiven e BE per profesionet e lira “DIRECTIVE 2005/36/EC OF THE EUROPEAN PARLIAMENT AND OF THE COUNCIL on the recognition of professional qualifications”,
 
  • ne direktiven e be per sherbimet “DIRECTIVE 2006/123/EC OF THE EUROPEAN PARLIAMENT AND OF THE COUNCIL on services in the internal market”,
  • ne direktiven e BE per auditoret “EIGHTH COUNCIL DIRECTIVE on the approval of persons responsible for carryingout the statutory audits of accounting documents”
  • ne opinionin e BE mbi rolin dhe te ardhmen e profesioneve te lira  ne te shoqerine civile,” The role and future of the liberal professions in European civil society 2020″
Rregullat  e profesionit  jane  në përputhje me liritë themelore të Evropës, në veçanti me lirinë për të ofruar shërbime, lirinë e krijimit dhe lirinë e lëvizjes. Për këtë arsye janë jodiskriminuese, proporcionale, dhe do ti shërbejnë interesit të përgjithshëm.
  Nderveprimi me profesionet e tjera , ligjet tatimore dhe tatimpaguesit
Veterregullimi I profesionit te ekspertit fiskal vendos rregulla per edukimin pofesional dhe cilesine e ofruesve te sherbimeve fiskale te cilet grupohen ne nje organizate si cdo profesion tjeter  i lire por nuk pengon profesionet e tjera te cilat ofrojne sherbime ne te njejten fushe qe te vazhdojne te bejne kete ne te ardhmen.
 Profesioni i ekspertit fiskal nuk ndjek modelin e monopolit  qe eshte nje nga modelet qe rekomandohen por qe kerkon standart te larte te zhvillimit social shoqeror dhe tradite(modeli gjerman) por vendos rregulla dhe certifikon cilesine e   personave qe behen pjese e ketij grupimi dhe nderkohe klienti eshte i lire te zgjedhe nese keto sherbime do ti marri nje person qe ai puneson , nga te ekspertet e licensuar apo nga profesionet e tjera si avokat, etj. ne kete pikepamje nuk rrit kostot e tatimpaguesve por vetem ofron nje treg te rregullur  dhe cilesor si nje siguri per konsumatorin e  ketyre sherbime dhe te shtetit nga ana tjeter.
Veterregullimi i profesionit  percakton fushen e veprimit , detyrat qe nje ekspert fiskal eshte i afte te kryeje por nga ana tjeter keto detyra nuk jane kushte te vendosura ne ligjet tatimore per tatimpaguesin duke u kujdesur keshtu qe te mos krijoje kontradikta dhe konflikte .
Modeli i veterregullimi bazohet ne rekomandimet e FMN per vende te ngjashme nga pikpamja social- ekonomike dhe problematikat e fushes fiskale dhe ato te zhvillimit te kesaj fushe ne pergjithesi.
   Konkluzion
 Ne konkluzion po e mbyllim duke cituar  opinionin e Be :
“Është e sigurt të supozohet se, në vitin 2020, do të ketë ende nevojë për këshilla të pavarura dhe mbështetje. Prandaj, profesionet liberale do të mbeten të qëndrueshme si institucion, me kusht që ata te  jene modernizuar në kohën e duhur, në mënyrë që natyra thelbësore e tyre, në aspektin e njohurive, pavarësisë / transparencës dhe besueshmërise, te mos komprementohen.Në të gjitha shtetet anëtare te BE  , interesi publik është pjesë integrale e profesioneve të lira.Në një shtet demokratik nën sundimin e ligjit, puna e këshilltarëve ligjorë dhe tatimore përbën një element të lirive civile; së bashku me auditorët, ata gjithashtu  sigurojë që proceset ekonomike të zhvillohen normalisht. Kjo do të thotë se këto profesione janë të lidhura direkt me të drejtat themelore.Përveç kësaj, kjo bazë e interesit publik do të thotë se profesionet liberale kanë një përgjegjësi të veçantë etike. Këshilltarë ligjorë dhe tatimore dhe auditorët  ndihmojne per  të mbështetur sundimin e ligjit, si dhe mbrojtjen e interesave financiare të klientëve të tyre.[1].
 [1]INT/687 The liberal professions European Economic an Social Committee on The role and future of the liberal professions in European civil society 2020