Permbledhje e shkurter
Trajnimi perfshin njohuri esenciale te nevojshme ne fushen e auditimit permes te kuptuarit te natyres, organizimit, funksionimit, dobise, nevojes, aktiviteteve, standarteve, legjislacionit dhe rregullave baze, teorise dhe praktikave me te mire te fushes se auditimit, si dhe mjetet e teknikat qe ai perdor per te arritur qellimin dhe objektivat e tij, si dhe per te ndihmuar arritjen e objektivave te çdo tip organizate te ciles ja ofron sherbimin e tij (te çdo natyre biznesi apo publike).
Kursi kerkon te ofroje njohuri per pjesmarresit jo vetem mbi sherbimet e auditimit, por edhe mbi menyren e organizimit dhe te qeverisjes se korporatave dhe organizatave publike, si hap i pare i auditimit ne kuptimit dhe njohjes e organizates te cilen do ta verë nen auditim. Gjithashtu pjese e trajnimt jane edhe njohurite mbi auditime te sektoreve me specifike te industrise, si dhe auditimit te taksave.
Kush duhet ta ndjeke?
Kursi eshte dizenjuar per individe te perfshire ne ndonje prej trupave te auditimit, por per cdo expert te fushes se biznesit privat apo institucioni publik i cili asiston dhe bashkepunon me auditimin gjate sherbimit te tij, eksperte te taksave eksperte te pasyrave financiare etj.
Kursi ka për qellim
Reformat e vijueshme ne sherbimet e auditimit publik dhe privat te te gjitha llojeve ne shqiperi kane dikduar nevojen e kualifikimit jo vetem te stafeve qe e ushtrojne kete profesion, por njekohesisht edhe te atyer qe e perfitojne kete sherbim apo e ndeshin ate gjate ushtrimit te veprimtarise se tyre.
Nevoja per kualifikim ne kete fushe shtrihet edhe mbi drejtues e menaxhere biznesi te te gjitha niveleve te cilet perdorin raportet e punes audituese, si dhe i referohen keshillave te dhena ne to per te permiresuar punen, ndrequr parregullsite, forcuar biznesin etj, si rrjedhim per te arritur objektivat.
Ç’fare e diferencon kete kurs?
Ky kurs perdor standarted nderkombetare te auditimit sipas llojeve te tij, metodologji te punes dhe praktikat me te mira profesionale te fushes te cilat zbatohen dhe i pershtaten mjedisit shqiptar, duke dhene nje qasje praktike qe ju siguron ndjekesve te trajnimit:
- nje kuptim te politikave, standarteve dhe rregullave per tu zbatuar ne sejcilin prej tre tipeve kryesore te auditimit.
- aftesim ne sigurimin e bashkepunimit me te gjitha llojet e auditimit ne funksion te zhvillimit te nje sherbimi eficient auditimi, dhe me dobi per organizates.
- nje qasje te strukturuar te organizimit, funksionimit, planifikimit, dhe aktiviteteve qe kryen nje sherbim auditimi.
- njohje e metodologjise se punes dhe teknikave qe perdor sejcili lloj auditimi per te permbushur misionin e tij.
- nje kuptim mbi organizaten, dhe kodin e qeverisjes se saj, per te performuar ne menyren me te mire e me eficiente, si dhe roli i auditimin ne kete mision.
Rezultatet e pritura
- Njohuri te permiresuara mbi fushen, dhe aftesi per ti perdorur ato ne profesionet konkrete te pjesmarresve.
- Aftësi te rritura për të krijuar një sistem të përshtatshëm të bashkepunimit/partneritetit te organizates dhe trupave te auditimit.
- Forcim i kapaciteteve ne perdorimin e raporteve te auditimit dhe keshillave te tij per ndreqjen e parregullsive dhe permiresimin e veprimtarise se biznesit apo ate publike.
- Rritje e kapaciteteve ne fushen e hartimit te politikave, zhvillimit te planeve dhe te Strategjive ne zbatim te rekomandimeve te auditimit.
Modulet
- Auditimi Brendshem ne Sektorin Publik
- Auditimi Brendshem ne Sektorin Privat
- Kontrolli Tatimor dhe baza ligjore