Loading Events

Permbledhje e shkurter

Trajnimi   perfshin njohuri esenciale te nevojshme ne fushen e auditimit permes te kuptuarit te natyres, organizimit, funksionimit, dobise, nevojes, aktiviteteve, standarteve, legjislacionit dhe rregullave baze, teorise dhe praktikave me te mire te fushes se auditimit, si dhe mjetet e teknikat qe ai perdor per te arritur qellimin dhe objektivat e tij, si dhe per te ndihmuar arritjen e objektivave te çdo tip organizate te ciles ja ofron sherbimin e tij (te çdo natyre biznesi apo publike).

Kursi kerkon te ofroje njohuri per pjesmarresit jo vetem mbi sherbimet e auditimit, por edhe mbi menyren e organizimit dhe te qeverisjes se korporatave dhe organizatave publike, si hap i pare i auditimit ne kuptimit dhe njohjes e organizates te cilen do ta verë nen auditim. Gjithashtu pjese e kursit jane edhe njohurite mbi auditime te sektoreve me specifike te industrise, si dhe auditimit te taksave.

 

Kohëzgjatja

6 javë

 

Kush duhet ta ndjeke?

Kursi eshte disenjuar per individe te perfshire ne ndonje prej trupave te auditimit, por per cdo expert te fushes se biznesit privat apo institucioni publik i cili asiston dhe bashkepunon me auditimin gjate  sherbimit te tij,  experte te taksave experte te pasyrave financiare etj.

 

Kursi ka për qellim

Reformat e vijueshme ne sherbimet e auditimit publik dhe privat te te gjitha llojeve ne shqiperi kane dikduar nevojen e kualifikimit jo vetem te stafeve qe e ushtrojne kete profesion, por njekohesisht edhe te atyer qe e perfitojne kete sherbim apo e ndeshin ate gjate ushtrimit te veprimtarise se tyre.

Nevoja per kualifikim ne kete fushe shtrihet edhe mbi drejtues e menaxhere biznesi te te gjitha niveleve te cilet perdorin raportet e punes audituese, si dhe i referohen keshillave te dhena ne to per te permiresuar punen, ndrequr parregullsite, forcuar biznesin etj, si rrjedhim per te arritur objektivat.

 

Ç’fare e diferencon kete kurs?

Ky kurs perdor  standarted nderkombetare te auditimit sipas llojeve te tij, metodologji te punes dhe praktikat me te mira profesionale te fushes te cilat zbatohen dhe i pershtaten mjedisit shqiptar, duke dhene nje qasje praktike qe ju siguron ndjekesve te trajnimit:

  • nje kuptim te politikave, standarteve dhe rregullave per tu zbatuar ne sejcilin prej tre tipeve kryesore te auditimit.
  • aftesim ne sigurimin e bashkepunimit me te gjitha llojet e auditimit ne funksion te zhvillimit te nje sherbimi eficient auditimi, dhe me dobi per organizates.
  • nje qasje te strukturuar te organizimit, funksionimit, planifikimit, dhe aktiviteteve qe kryen nje sherbim auditimi.
  • njohje e metodologjise se punes dhe teknikave qe perdor sejcili lloj auditimi per te permbushur misionin e tij.
  • nje kuptim mbi organizaten, dhe kodin e qeverisjes se saj, per te performuar ne menyren me te mire e me eficiente, si dhe roli i auditimin ne kete mision.

 

Rezultatet e pritura

  • Njohuri te permiresuara mbi fushen, dhe aftesi per ti perdorur ato ne profesionet konkrete te pjesmarresve.
  • Aftësi te rritura për të krijuar një sistem të përshtatshëm të bashkepunimit/partneritetit te organizates dhe trupave te auditimit.
  • Forcim i kapaciteteve ne perdorimin e raporteve te auditimit dhe keshillave te tij per ndreqjen e parregullsive dhe permiresimin e veprimtarise se biznesit apo ate publike.
  • Rritje e kapaciteteve ne fushen e hartimit te politikave, zhvillimit te planeve dhe te Strategjive ne zbatim te rekomandimeve te auditimit.