Qendra Kombëtare e Biznesit dhe Instituti i Ekspertëve Fiskalë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi per dhenien falas Biznesit të programit SmartFin (fiskalizim, kontabilitet dhe auditim)

Qendra Kombëtare e Biznesit dhe Instituti i Ekspertëve Fiskalë duke vlerësuar rëndësinë e raportimit të pasqyrave financiare pranë QKB-së, si dhe duke marrë parasysh zhvillimin e teknologjisë financiare nëpërmjet inteligjencës artificiale, shprehin vullnetin dhe vendosmërinë për të bashkëpunuar  dhe kontribuar në realizimin të këtij memorandumi. Ky bashkëpunim synon gjithashtu përmbushjen e angazhimeve në kuadër të Integrimit Evropian të vendit dhe mbështetjen ndaj bizneseve që nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet e zyrave të specializuara të kontabilitetit dhe auditimit.

Instituti i Ekspertëve Fiskalë në bashkëpunim me QKB sipas Memorandumit të bashkëpunimit ofron Biznesit programin SmartFin, një platformë moderne, e automatizuar dhe plotësisht falas për fiskalizimin, kontabilitetin dhe auditimin financiar.

Programi është në gjuhën shqipe dhe angleze, i thjeshtë për regjistrim, nëpërmjet përdorimit të linkut:  http://web.smartfin.al

  • Pa kufizime për: numrin e faturave, xhiron vjetore, pikat e shitjes, operatorët, llojet e bizneseve;
  • Integrim i plotë me sistemin bankar (Open Banking);
  • Transferim, pasqyrim dhe kontabilizim automatik i të gjitha veprimeve bankare;
  • Faturat e blerjes dhe shitjes – kontabilizim automatik;
  • Listëpagesat – kontabilizim automatik sipas skemës mujore;
  • Amortizimi i aseteve – proces automatik dhe i saktë i kontabilizimit;
  • Auditim automatik i pasqyrave financiare në kohë reale;

Qëllimi i kësaj marrëveshje është nxitja e bizneseve për përdorimin e teknologjisë financiare për mbajtjen e kontabilitetit dhe pasqyrave financiare, duke reduktuar kostot përkatëse dhe duke shmangur kontrollin tatimor.

Instituti i Ekspertëve Fiskalë angazhohet të: Ofroj akses falas dhe të pakufizuar në platformën SmartFin për të gjitha bizneset.