Kushtet dhe Termat e përdorimit

Kushtet e përdorimit

ief.al   (websiti) është një shërbim informacioni dhe promocioni online që kërkon prej jush pranimin e Termave të Shërbimit si më poshtë. Lutemi lexojeni këtë dokument me vëmendje para se të përdorni websitin tonë. Duke  hyrë ose përdorur websitin tonë, ju bini dakord që të respektoni Termat e Shërbimit që janë paraqitur më poshtë. Në rast se nuk dëshironi të pranoni termat tona të shërbimit, ju mund të mos e vizitoni këtë website. Kompania mund ta ndryshojë këtë marrëveshje në çdo kohë dhe çdo ndryshim do të hyjë në fuqi porsa të publikohet në këtë faqe. Ju bini dakord që ta shikoni periodikisht këtë faqe për t’u njohur me ndryshimet e mundshme. Vazhdimi i aksesit ose përdorimi i websitit nënkupton se ju keni pranuar në mënyrë tërësore të gjitha ndryshimet e mundshme.   

E drejta e kopjimit, licenca dhe idetë e paraqitura

E gjithë përmbajtja e websitit, pavarësisht se informacioni mund të konceptohet si informacion publik,  është e mbrojtur me ligj. Pronarët përkatës të kompanive janë pronarët e vërtetë të logove dhe çdo të dhëne tjetër që është publikuar për kompanitë në këtë website. Në asnjë mënyrë ju nuk mund të ndryshoni, kopjoni, riprodhoni, ripublikoni, ngarkoni (upload), postoni, transportoni ose shpërndani materialet që ndodhen në website, duke përfshirë tekstin, grafikat, kodin dhe/ose softuerin. Ju mund te printoni ose daunlodione pjesë materialesh nga zona të ndryshme të websitit vetëm për qëllime vetjake dhe përdorim jokomercial, duke siguruar se ju bini dakord të mos ndryshoni ose fshini asnjë të drejte kopjimi (Copyright) ose të drejtë pronësie që është në material. Ju bini dakord që ta lejoni ief.al që pa asnjë kufizim në kohë dhe hapësirë,  të riprodhojë, shpërndajë, krijojë derivate mbi modelin bazë ose të afishojë publikisht çdo material dhe informacion tjetër që ju keni paraqitur në hapësirat publike të websitit. Ju gjithashtu i jepni të drejtën infinit.al që t’a përdore emrin tuaj të lidhur me materialin që keni publikuar si edhe me të gjitha reklamat ose materialet promocionale me të cilat ka lidhje. Ju bini dakord se nuk do të ngrini asnjë pretendim ndaj infinit.al për çfarëdo lloj dyshimi, dhunimi ose përvetësimi që mund t’i bëhen të drejtave tuaja si rezultat i publikimit në ief.al.

Markat Tregtare

Publikimet, produktet, përmbajtja ose shërbimet që referohen këtu  ose në website janë marka tregtare ose shërbime tregtare që i përkasin ekskluzivisht ief.al. Produktet e tjera, logot, informacioni identifikues i kompanive dhe emrat e kompanive që përmenden në website, mund të jenë marka tregtare të kompanive përkatëse dhe ief.al nuk pretendon ndonjë të drejtë për to.

Përdorimi i websitit

Ju e kuptoni se, me përjashtim të informacionit, produkteve ose shërbimeve që në mënyrë të qartë identifikohen si të paraqitura nga ief.al, publikimet e tjera janë ofruar nga palë të treta që nuk kanë lidhje me ne. Për këtë arsye ne nuk mund të çertifikojmë përmbajtjen e tyre. Ju gjithashtu e kuptoni se ief.al nuk mund të garantojë se fajlet që janë të disponueshme për daunlodim janë të pastra nga viruset dhe dëmtuesit e tjerë. Nënkuptohet se ju merrni të gjithë përgjegjësinë për përdorimin e këtij websiti dhe internetit. ief.al e ofron shërbimin “kështu siç është”  dhe nuk  deklaron ose jep ndonjë garanci ose mbështetje  për çfarëdo gjëje qoftë (duke përfshirë dhe duke mos u kufizuar në garantimin e të drejtave ose mos dhunimin e tyre, ose në dhënien e garancive për sukses në treg). ief.al nuk mban përgjegjësi për marrëveshjet dhe transaksionet që palë të treta mund të kryejnë ndërmjet tyre për shkak të informacioneve të publikuara në ief.al. Është në përgjegjësinë tuaj që të vlerësoni saktësinë, plotësinë dhe dobinë e të gjitha opsioneve, këshillave dhe shërbimeve që publikohen në internet. ief.al nuk garanton se shërbimi do të jetë pa ndërprerje dhe defekte teknike, si edhe që defektet teknike do të mënjanohen menjëherë.

Kufizimi i përgjegjësisë

Në asnjë rast ief.al nuk do të jetë përgjegjës për: (i) çfarëdo lloj dëmi që mund të shkaktohet në mënyrë aksidentale, si pasojë apo në mënyrë indirekte (duke përfshirë dhe mos u kufizuar në dëmtimin ose pakësimin e fitimeve, ndërprerjen e biznesit, humbjen e informacioneve dhe gjera të tjera të kësaj natyre) që mund të ndodhin për shkak të përdorimit ose paaftësisë për të përdorur shërbimin, informacionet, transaksionet e ofruara nga shërbimi, daunlodimet nga shërbimi ose çdo vonesë e këtij informacioni ose shërbimi, ose  (ii) për çfarëdo lloj pretendimi për gabime, neglizhencë  ose parregullsi në shërbim dhe/ose materiale ose informacion që është shfaqur ose daunloduar përmes këtij shërbimi.

ief.al nuk mban asnjë përgjegjësi për çfarëdo websiti tjetër që mund të vizitoni përmes linkeve që janë në këtë website. Kur ju vizitoni një website tjetër, lutemi kuptoni se ai është i pavarur nga ief.al dhe ne nuk kemi asnjë kontroll mbi përmbajtjen e tij. Për më tepër, ekzistenca e një linku të një siti tjetër në websitin tonë, nuk nënkupton se ief.al mbështet përmbajtjen e tij ose mban ndonjë përgjegjësi për përdorimin e tij.

Kompensimi

u bini dakord të siguroni, mbroni dhe kompensoni ief.al, punonjësit e tij, furnizuesit e tij dhe të gjitha palët e treta që na furnizojnë me informacion nga dhe kundër çdo dëmtimi që mund të shkaktohet prej jush.

Të drejtat e palëve të treta

Kushtet e paragrafëve 2 (përdorimi i websitit), dhe 3 (kompensimi) kanë vlefshmëri si në favor të ief.al dhe punonjësve të tij, ashtu  edhe ndaj palëve të treta që e furnizojnë me informacion këtë website. Secili prej tyre mund t’i ushtrojë të drejtat që i përkasin në mënyrë individuale duke ju drejtuar juve në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Përfundimi i marrëveshjes

Kjo marrëveshje mund të ndërpritet nga secila palë, pa njoftim, në çdo kohë dhe për çfarëdo shkaku. Kushtet e paragrafëve 1 (e drejta e kopjimit, licenca dhe idetë e paraqitura), 3 (përdorimi i shërbimit), 5 (kompensimi), 6 (te drejtat e palëve të treta) dhe 8 (të ndryshme) do të jenë në fuqi pavarësisht ndërprerjes së kësaj marrëveshjeje.

Të ndryshme

Kjo marrëveshje do të administrohet dhe interpretohet në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe do të ekzekutohet në Republikën e Shqipërisë. Ju bini dakord se çdo veprim ligjor ose kërkesë në lidhje me zbatimin e kësaj marrëveshjeje do të gjykohet nga gjykatat shqiptare. Çdo e drejtë ose pretendim i juaji duhet të adresohet brenda një viti nga data e lindjes së saj.

Çdo e drejtë tjetër që nuk është përmendur këtu, gjithashtu është e rezervuar.

Tirane, 29 Gusht 2019