Project Description

                                       PROGRAMI I TRAJNIMIT FINANCE  KONTABILITET

 

        

Lektor: Prof.Dr. AGIM BINAJ

 

  1. Dhënia e llogarisë, përgatitja e bilancit dhe pasqyrave financiare, rregullat (standartet) që duhen zbatuar.

Objektivat dhe parimet e ndërtimit të bilancit dhe pasqyrave financiare (standartet).

Përzgjedhje dhe ndryshimi i politikave kontabile (standartet).

Pasqyrat financiare dhe kërkesat e përgjithshme të përgatitjes së tyre (standartet).

Mënyrat dhe teknikat e hartimit të bilancit dhe pasqyrave financiare.

 

 

  1. Bilanci dhe kuptimi mbi pasurinë e njësisë ekonomike.

Bilanci dhe ekuacioni kontabël.

Ekuacioni kontabël.

Pasqyrat financiare dhe roli i tyre

Karakteristikat cilësore dhe shpenzimet kryesore.

  1. Rezultati i Aktivitetit, të ardhurat, shpenzimet dhe kontabiliteti i tyre

Të ardhurat, shpenzimet dhe rezultati neto.

Shitjet dhe kontabiliteti i tyre.

Blerjet dhe kontabiliteti i tyre.

Veprimet rregulluese në mbyllje të ushtrimit.

  1. Sistemet informatike të kontabilitetit, roli dhe rëndësia e tyre

             

 

                               Lektor: Prof. Dr. Halit Xhafa

 

  1. ANALIZA E PASQYRAVE FINANCIARE , ANALIZA E VEPRIMTARISE EKONOMIKE, FINANCIARE.

 

  1. ANALIZA E KREDISË: LIKUIDITETI
  • Likuditeti dhe Kapitali aktiv (qarkullues) 

Aktive afatshkurtra (korrente qarkulluese) dhe detyrimet afatshkurtra.

Përcaktimi i kapitalit aktiv si pjesë e përcaktimit të likuditetit.

Përcaktimi i raportit korrent si pjesë e përcaktimit të likuditetit.

Përdorimi i raportit korrent në analizë.

Përcaktimi i raportit të cash-it si pjesë e përcaktimit të likuditetit.

  • Analiza e aktivitetit operativ

Vlerësimi i llogarive të arkëtueshme.

Vlerësimi i qarkullimit të inventarit.

Likuditeti i detyrimeve afatshkurtër.

  • Vlerësime të tjera të likuditetit

Përbërja e aktiveve afatshkurtër.

Testi acid (raporti i shpejtë).

Vlerësimi i Cash Flow (rrjedhja e vlerave monetare).

Fleksibiliteti financiar.

Analiza dhe shqyrtimi i menaxhimit.

  • Analiza “Në qoftë se…Çfarë?” ( Çfarë?… Nëse..?)

 

  1. ANALIZA E KREDISË: STRUKTURA E KAPITALIT DHE AFTËSIA PAGUESE
  • Rëndësia e strukturës së kapitalit.

Karakteristikat e borxhit dhe kapitalit.

Arsyet e financimit me borxh.

Konceptet e levës financiare.

Përshtatja për analizën e strukturës së kapitalit.

  • Përbërja e strukturës dhe aftësia paguese

Pasqyrat  e zakonshme në analizën e aftësise paguese.

Vlerësimi i strukturës së kapitalit si pjesë e analizës së aftësisë paguese.

Interpretimi i vlerësimit të strukturës së kapitalit.

Vlerësimi (përcaktimi) i aktiveve që kanë të bëjnë me aftësinë paguese.

  • Mbulimi i fitimeve

Lidhja midis fitimit dhe shpenzimeve (detyrimeve) fikse.

Analiza e interesit të arkëtueshëm në kohë.

Lidhja midis Cash Flow dhe shpenzimeve (detyrimeve) fikse.

Mbulimi i dividentëve të aksioneve të preferuara.

  • Struktura e kapitalit, risku dhe kthimi.

III. ANALIZA E FLUKSEVE TË PARASË

  1. ANALIZA E KTHIMIT NGA KAPITALI I INVESTUAR DHE ANALIZA E PËRFITUESHMËRISË

Rëndësia e kthimit të kapitalit të investuar.

Komponentët e kthimit të kapitalit të investuar.

Analiza e kthimit mbi aktivet.

Analiza e kthimit mbi kapitalin e vet të zakonshëm.

Raporti i kthimit me kapitalin e zakonshëm.

Këndvështrimi i analizës.

Vlerësimi i përgatitjes në kapitalin e vet të zakonshëm.

Regjistrohu tani