Trajnimi : Microsoft Project, IT Project Management
Ngarkesa: 30 orë leksione/seminare
PËRMBLEDHJE DHE QËLLIMET E KURSIT
E ardhmja e shumë kompanive varet nga aftësia për të shfrytëzuar potencialin e plotë dhe avantazhet që ofron IT. Informacioni sot udhëton me shpesh se asnjëherë më parë dhe teknologjia po ndikon shumë shoqërinë e sotme. Gjithë ky zhvillim është arritur nëpërmjet projekteve të shumta në fushën e teknologjisë së informacionit, prandaj menaxheret e projekteve vazhdojnë të jenë shumë të kërkuar. Shpesh herë menaxhimi i projekteve aplikohet pa pasur njohuritë e duhura në këtë fushe. Libra të ri shkruhen shpesh dhe Software për menaxhimin e projekteve vazhdon të evoluoje. Menaxhimi i projekteve dhe teknologjia e informacionit janë fusha që ndryshojnë shumë shpejt, prandaj vështirë të thuash se ajo çfarë përdorej deri para pak viteve është efikase edhe sot. Kursi synon të japë informacion aktual sesi menaxhimi i mire i projekteve dhe përdorimi efikas i software, ndihmon në menaxhimin e projekteve. Do trajtohen të gjitha “fushat e njohurisë së menaxhimit të projekteve” (bazuar në metodologjinë e PMBOK) si: integrimi i projektit, qëllimi, koha, kostoja, cilësia, burimet njerëzore, komunikimi, risku dhe menaxhimi i prokurimeve. Kursi do bazohet kryesisht ne guiden Project Management Body of Knowledge (PMBOK) të PMI por gjithashtu dhe në njohjen e Microsoft Project.
KONCEPTET THEMELORE ÇELËS: (janë koncepte e terma bazë mbi të cilat ndërtohet lënda. Numri i tyre rekomandohet të jetë relativisht i kufizuar):
Menaxhimi i projektit në kontekstin e teknologjisë se informacionit
Struktura dhe sistemi i punës
Grupet e procesit për menaxhimin e projekteve Menaxhimi i integrimit te projektit
Menaxhimi i qëllimit të projektit
Menaxhimi i kohës së projektit
Menaxhimi i zinxhirit kritik të projektit
Menaxhimi i kostos së projektit
Menaxhimi i cilësisë së projektit
Menaxhimi i burimeve njerëzore të projektit
Menaxhimi i komunikimit në projekte
Menaxhimi i riskut në projekte
Menaxhimi i prokurimeve ne projekte
Përfundimi i projektit dhe rishikimi, menaxhimi i palëve të interesuara
Microsoft Project software
Temat:
Menaxhimi i Integrimit të Projektit
Shpjegohet se si menaxhimi i projekteve aplikohet në projekte duke trajtuar koncepte të tilla si cikli i jetës se projektit dhe dallimi ndërmjet zhvillimit te projektit dhe zhvillimit te produktit. Do trajtohet natyra unike e projekteve dhe përshkruhen tendencat me të fundit që ndikojnë menaxhimin e këtyre projekteve si: globalizimi, outsourcing dhe skuadrat virtuale.
Menaxhimi i Fushëveprimit të Projektit
Përpara së të ndërmarrim ndonjë aktivitet në një projekt, mënyra e të menduarit duhet që të jetë fillimisht e sakte. Duhet shikuar çfarë strukture/metodologjie është përdorur me përpara që ka rezultuar efikase në projekte të ngjashme dhe që mund të përdoret përsëri, pa pasur nevoje qe rrota te shpiket edhe njëherë nga fillimi. Do trajtohen 4 fazat kryesore te jetës së një projekti, 7S e menaxhimit të projekteve, kompleksitetit i projekteve etj.
Menaxhimi i Programit (planit) të Projektit
Kuptimi i rëndësisë së skedimit të projektit dhe menaxhimit të mire të kohës. Përshkrimi së si menaxheret përdorin diagrame rrjetesh dhe varësish që ndihmojnë ne sekuencimin e aktiviteteve. Përdorimi i grafikeve Gantt për planifikimin dhe gjurmimin e informacionit. Gjetja e „critical path“ të një projekti dhe përshkrimi se si skedimi i zinxhirit kritik dhe Program Evaluation and Review Technique (PERT) ndikojne ne zhvillimin e skedulimit. Përshkrimi si sofware mund të ndihmojë në menaxhimin e kohës së projektit.
Menaxhimi i kostos së projektit
Shpjegimi i principeve baze te menaxhimit te kostos se projektit, metodave te ndryshme për llogaritjen e kostos se projekteve. Kuptimi i përfitimeve të „earned value management“ dhe te menaxhimit te portofolit të projekteve ne kontrollimin e kostos. Përshkrimi si sofware mund te ndihmoje ne menaxhimin e kostos se projektit.
Menaxhimi i Cilësisë së Projektit
Formulimi i menaxhimit të cilësisë dhe si cilësia ndikon në projektet, produktet dhe shërbimet. Lidhja ndërmjet cilësisë dhe qëllimit gjate menaxhimit te projektit. Evidentohet rëndësia e sigurimit te cilësisë dhe sqarohen teknikat e kontrollit te saj si 7 mjetet bazike të cilësisë, Six Sigma, testimi etj. Përshkrimi si lidershipi, kostoja e cilësisë, influencat organizacionale, ndryshimet kulturore dhe modelet e matarimit ndikojnë cilësinë e projekteve.
Menaxhimi i Burimeve të Projektit
Evidentohet rëndësia e menaxhimit te duhur te burimeve njerëzore gjatë projektit dhe gjendja aktuale dhe e ardhmja globale e punonjësve. Formulimi i menaxhimit të burimeve njerëzore të projektit dhe fokusimi në teoritë e Abraham Maslow, Frederick Herzberg, David McClelland dhe Douglas McGregor mbi motivimin, H. J. Thamhain dhe D. L. Wilemon mbi influencimin e punonjësve dhe Stephen Covey rreth si njerëzit dhe skuadrat behën me efektive. Mesohet ndertimi i planeve për burimet njerëzore, projekt-grafikeve organizacional, matricave për ndarjen e përgjegjësive, histogramave të burimeve si dhe koncepte si ndarja e ngarkesës dhe detyrave, ndërtimi i skuadrave, sistemeve të shpërblimit, trajnimet dhe software në përdorim për këto qëllime.
Menaxhimi i Komunikimit të Projektit
Kuptimi i rëndësisë dhe elementeve te komunikimit te mire dhe shpërndarëses se informacionit ne projekte si dhe llogaritjes se kanaleve te komunikimit. Mësohet se si performanca e raportimit ndihmon palët e interesuara të jenë të informuara mbi progresin e projektit dhe trajtohen metodat mbi rritjen e komunikimit ne projekte si menaxhimi i konflikteve, zhvillimi i mbledhjeve efektive, përdorimi i e-mail, përdorimi i template dhe teknologjive efektive ne këtë kontekst.
Menaxhimi i Riskut të Projektit
Mësohet çfarë është risku, identifikohen burimet e tij në kuadrin e projekteve të IT si dhe paraqiten elementet e përfshira ne planin e menaxhimit te riskut. Mësohet si përllogaritet risku cilësor dhe sasior dhe përdorimi i metodave si pemët e vendimmarrjes, simulimet dhe analizat e sensitivitetit për kuantifikimin e riskut. Sqarohet çfarë masash përfshihen në kontrollin e riskut dhe si software kontribuon në menaxhimin e riskut të projektit.
Menaxhimi i Prokurimit të Projektit
Mësohet si menaxhohen prokurimet ne kuadrin e një projekti dhe rritja e konsiderueshme e outsourcing të projekteve . Sqarohet planifikimi i projekteve te prokurimit si përcaktimi i tipit te kontratës, kriteret e përzgjedhjes, analiza „te besh apo te blesh“. Do trajtohet përgatitja e një plani prokurimi, monitorimi i kontratave, procesi i mbylljes se prokurimit dhe tipet e software për e- procurement.
Përfundimi i projektit dhe rishikimi, menaxhimi i palëve te interesuara (Stakeholders) të projektit
Sapo pjesa kryesore e punës ka përfunduar, tundimi për të bëre përpara me projektin është me i madh se sa te sigurohesh që puna është kryer si duhet. Mënyra se si menaxhohen fazat e fundit të kontrollit dhe të vepruarit ndikojnë shumë në mënyrën së si perceptohet rezultati nga pala e interesuar dhe përcakton gjithashtu mundësinë e suksesit në të ardhmen.