Project Description

Trajnimi : Microsoft Project,  IT Project Management

Ngarkesa: 30 orë leksione/seminare

 

PËRMBLEDHJE DHE QËLLIMET E KURSIT 

E ardhmja e shumë kompanive varet nga aftësia për të shfrytëzuar potencialin e plotë dhe avantazhet që  ofron  IT.  Informacioni  sot  udhëton  me  shpesh  se  asnjëherë  më  parë  dhe  teknologjia  po  ndikon shumë shoqërinë e sotme. Gjithë ky zhvillim është arritur nëpërmjet projekteve të shumta në fushën e teknologjisë së informacionit, prandaj menaxheret e projekteve vazhdojnë të jenë shumë të kërkuar. Shpesh  herë  menaxhimi  i  projekteve  aplikohet  pa  pasur  njohuritë  e  duhura  në  këtë  fushe.  Libra  të  ri shkruhen  shpesh  dhe  Software  për  menaxhimin  e  projekteve  vazhdon  të  evoluoje.  Menaxhimi  i projekteve dhe teknologjia e informacionit janë fusha që ndryshojnë shumë shpejt,  prandaj vështirë të thuash  se  ajo  çfarë  përdorej  deri  para  pak  viteve  është  efikase  edhe  sot.  Kursi  synon  të  japë informacion  aktual  sesi  menaxhimi  i  mire  i  projekteve  dhe  përdorimi  efikas  i  software,  ndihmon  në menaxhimin e projekteve.  Do trajtohen të gjitha “fushat e njohurisë së menaxhimit  të  projekteve”   (bazuar në  metodologjinë  e  PMBOK)  si:  integrimi  i  projektit,  qëllimi,  koha, kostoja, cilësia, burimet njerëzore, komunikimi, risku dhe menaxhimi i prokurimeve.  Kursi  do  bazohet kryesisht  ne  guiden  Project  Management  Body of Knowledge  (PMBOK)  të  PMI por  gjithashtu  dhe në njohjen e Microsoft Project.

KONCEPTET THEMELORE ÇELËS: (janë koncepte e terma bazë mbi të cilat ndërtohet lënda. Numri i tyre rekomandohet të jetë relativisht i kufizuar):

Menaxhimi i projektit në kontekstin e teknologjisë se informacionit

Struktura dhe sistemi i punës

Grupet e procesit për menaxhimin e projekteve Menaxhimi i integrimit te projektit

Menaxhimi i qëllimit të projektit

Menaxhimi i kohës së projektit

Menaxhimi i zinxhirit kritik të projektit

Menaxhimi i kostos së projektit

Menaxhimi i cilësisë së projektit

Menaxhimi i burimeve njerëzore të projektit

Menaxhimi i komunikimit në projekte

Menaxhimi i riskut në projekte

Menaxhimi i prokurimeve ne projekte

Përfundimi i projektit dhe rishikimi, menaxhimi i palëve të interesuara

Microsoft Project software

Temat:

Menaxhimi i Integrimit të Projektit

Shpjegohet se si menaxhimi i projekteve aplikohet në projekte duke trajtuar koncepte të tilla si cikli i jetës se projektit dhe dallimi ndërmjet zhvillimit te projektit dhe zhvillimit te produktit. Do trajtohet natyra unike e projekteve dhe përshkruhen tendencat me të fundit që ndikojnë menaxhimin e këtyre projekteve si: globalizimi, outsourcing dhe skuadrat virtuale.

Menaxhimi i Fushëveprimit të Projektit

Përpara së të ndërmarrim ndonjë aktivitet në një projekt, mënyra e të menduarit duhet që të jetë fillimisht e sakte. Duhet shikuar çfarë strukture/metodologjie është përdorur me përpara që ka rezultuar efikase në projekte të ngjashme dhe që mund të përdoret përsëri, pa pasur nevoje qe rrota te shpiket edhe njëherë nga fillimi. Do trajtohen 4 fazat kryesore te jetës së një projekti, 7S e menaxhimit të projekteve, kompleksitetit i projekteve etj.

Menaxhimi i Programit (planit) të Projektit

Kuptimi i rëndësisë së skedimit të projektit dhe menaxhimit të mire të kohës. Përshkrimi së si menaxheret përdorin diagrame rrjetesh dhe varësish që ndihmojnë ne sekuencimin e aktiviteteve. Përdorimi i grafikeve Gantt për planifikimin dhe gjurmimin e informacionit. Gjetja e „critical path“ të një projekti dhe përshkrimi se si skedimi i zinxhirit kritik dhe Program Evaluation and Review Technique (PERT) ndikojne ne zhvillimin e skedulimit. Përshkrimi si sofware mund të ndihmojë në menaxhimin e kohës së projektit.

Menaxhimi i kostos së projektit

Shpjegimi i principeve baze te menaxhimit te kostos se projektit, metodave te ndryshme për llogaritjen e kostos se projekteve. Kuptimi i përfitimeve të „earned value management“ dhe te menaxhimit te portofolit të projekteve ne kontrollimin e kostos. Përshkrimi si sofware mund te ndihmoje ne menaxhimin e kostos se projektit.

Menaxhimi i Cilësisë së Projektit

Formulimi i menaxhimit të cilësisë dhe si cilësia ndikon në projektet, produktet dhe shërbimet. Lidhja ndërmjet cilësisë dhe qëllimit gjate menaxhimit te projektit. Evidentohet rëndësia e sigurimit te cilësisë dhe sqarohen teknikat e kontrollit te saj si 7 mjetet bazike të cilësisë, Six Sigma, testimi etj. Përshkrimi si lidershipi, kostoja e cilësisë, influencat organizacionale, ndryshimet kulturore dhe modelet e matarimit ndikojnë cilësinë e projekteve.

Menaxhimi i Burimeve të Projektit

Evidentohet rëndësia e menaxhimit te duhur te burimeve njerëzore gjatë projektit dhe gjendja aktuale dhe e ardhmja globale e punonjësve. Formulimi i menaxhimit të burimeve njerëzore të projektit dhe fokusimi në teoritë e Abraham Maslow, Frederick Herzberg, David McClelland dhe Douglas McGregor mbi motivimin, H. J. Thamhain dhe D. L. Wilemon mbi influencimin e punonjësve dhe Stephen Covey rreth si njerëzit dhe skuadrat behën me efektive.  Mesohet ndertimi i planeve për burimet njerëzore, projekt-grafikeve organizacional, matricave për ndarjen e përgjegjësive, histogramave të burimeve si dhe koncepte si ndarja e ngarkesës dhe detyrave, ndërtimi i skuadrave, sistemeve të shpërblimit, trajnimet dhe software në përdorim për këto qëllime.

Menaxhimi i Komunikimit të Projektit

Kuptimi  i rëndësisë dhe elementeve te komunikimit te mire dhe shpërndarëses se informacionit ne projekte si dhe llogaritjes se kanaleve te komunikimit. Mësohet se si performanca e raportimit ndihmon palët e interesuara të jenë të informuara mbi progresin e projektit dhe trajtohen metodat mbi rritjen e komunikimit ne projekte si menaxhimi i konflikteve, zhvillimi i mbledhjeve efektive, përdorimi i e-mail, përdorimi i template dhe teknologjive efektive ne këtë kontekst.

Menaxhimi i Riskut të Projektit

Mësohet çfarë është risku, identifikohen burimet e tij në kuadrin e projekteve të IT si dhe paraqiten elementet e përfshira ne planin e menaxhimit te riskut. Mësohet si përllogaritet risku cilësor dhe sasior dhe përdorimi i metodave si pemët e vendimmarrjes, simulimet dhe analizat e sensitivitetit për kuantifikimin e riskut. Sqarohet çfarë masash përfshihen në kontrollin e riskut dhe si software kontribuon në menaxhimin e riskut të projektit.

Menaxhimi i Prokurimit të Projektit

Mësohet si menaxhohen prokurimet  ne kuadrin e një projekti dhe rritja e konsiderueshme e outsourcing të projekteve . Sqarohet planifikimi i projekteve te prokurimit si përcaktimi i tipit te kontratës, kriteret e përzgjedhjes, analiza „te besh apo te blesh“. Do trajtohet përgatitja e një plani prokurimi, monitorimi i kontratave, procesi i mbylljes se prokurimit dhe tipet e software për e- procurement.

Përfundimi i projektit dhe rishikimi, menaxhimi i palëve te interesuara (Stakeholders) të projektit

Sapo pjesa kryesore e punës ka përfunduar, tundimi për të bëre përpara me projektin është me i madh se sa te sigurohesh që puna është kryer si duhet. Mënyra se si menaxhohen fazat e fundit të kontrollit dhe të vepruarit ndikojnë shumë në mënyrën së si perceptohet rezultati nga pala e interesuar dhe përcakton gjithashtu mundësinë e suksesit në të ardhmen.

Regjistrohu tani