E Hene - E Premte : 14:00 - 17:00
+355672353909

Domosdoshmëria e vetërregullimit të profesionit të ekspertit fiskal

 Instituti Ekspertëve Fiskalë, ne kuadrin e masave për zbatimin korrekt të legjislacionit fiskal, i cili ndikon direkt në rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit, krahas kualifikimit (ekonomistëve e juristëve) të ekspertëve fiskalë ka  vlerësuar  të domosdoshme që ky profesion të veterregullohet . Kjo është diktuar për disa arsye të rëndësishme si:
  1. Zhvillimi intensiv i ekonomisë i shoqëruar me ndryshime të rëndësishme të karakterit strukturor, me përpjekje të shumta për përshtatjen dhe modernizimin e legjislacionit në fushën ekonomike dhe atë financiare, zbatimin e standarteve ndërkombëtare për çështjet më të rëndësishme e më të ndjeshme në zhvillimin ekonomik dhe në ruajtjen e ekulibrave ligjorë të interesave të shtetit dhe të individëve.
  1. Ndryshimet e rëndësishme dhe të vazhdushme në fushën e legjislacionit fiskal si për tatimet e taksat kombëtare dhe ato lokale, raportimin elektronik, rritjen e ndjeshme të numërit të subjekteve raportuse, ku aktualisht raportojnë rreth 150 mijë dhe parashikohet që të arrijnë shumë shpejt me masat e mara në mbi 600 mijë.
  1. Ndryshimet e mëdha kanë krijuar një barrë jo të vogël për biznesin për plotësimin vullnetar të detyrimeve. Këtë barrë e rëndon më shumë mungesa e eksperiences administrative dhe mungesa e profesionistëve të mirëfilltë që ka vëndi jonë në marrëdheniet që krijon legjislacioni fiskal midis individit, biznesit dhe shtetit.
  1. Krijimi i Gjykatave Administrative është një proçes tjetër, i cili kërkon njohjen dhe zbatimin e proçedurave, të cilat, për bizneset dhe për tatimpaguesit në përgjithësi, kërkon mbështetjen, mbrojtjen dhe përfaqësimin profesional e të drejtë si për biznesin e për shtetin.
  1. Do te ndihmoj ne edukimin fiskal te stafit te tatimeve dhe doganave ne bashkepunim me Akademine Fiskale.
Per keto arsye është bërë i domosdoshëm funksionimi i rregulluar i veprimtarisë profesionale të ekspertve fiskalë, me qëllim që të sigurohet rritja e përmbushjes vullnetare në shlyerjen e detyrimeve fiskale dhe mbrojtja e të drejtave të tatimpaguesve, përfaqësimi i interesave të përbashkëta profesionale në fushën e shërbimeve fiskale, kryerja e shërbimeve fiskale me cilësi të lartë, bashkëpunimi dhe mbështetja e administratës fiskale në misionin e saj për administrimin e tatimev-taksave dhe për edukimin e tatimpaguesve si dhe përfaqësimin e drejtë e profesional të palëve para organeve të drejtësisë.
Profesioni i Ekspertit Fiskal është i veterregulluar edhe në shtetet e tjera në Bashkimin Europian si, Austria, Gjermania, Çekia, Polonia, etj. Gjithashtu Bashkimi Eurpoian, në kuadrin e proçeseve integruese të vendit tonë në BE, ka kërkuar nga Autoritet  Shqiptare që të bëhen ndërhyrjet e nevojshme për rregullimin e këtij profesioni në përputhje me direktivat e BE-së.  Po kështu për profesionin e ekspertit fiskal Departamenti Ligjor i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka paraqitur material studimor i cili shpjegon domosdoshmërinë e këtij profesioni edhe në vëndin tonë.