PROGRAMI

  1. Hyrje në Legjislacionin e Prokurimit Publik

– Historiku i prokurimit publik në Shqipëri,

– Evoluimi i tij nga krijimi deri në ditët e sotme.

 

  1. Qëllimi i Rregullimit të Prokurimit Publik

– Nevoja për rregullimin e prokurimit publik,

– Fuksioni i prokurimit publik në një sistem të tregut të lirë.

3, 4. Sistemi i prokurimit publik dhe parimet e tij

– Aktorët e sistemit të prokurimit publik, Agjencia e Prokurimit Publik, Organi Qendror Blerës, Autoritetet Kontraktore dhe Operatorët Ekonomikë – Seminar,

-Elementët e procesit të prokurimit publik, nevoja për një mall, shërbim, apo punë, fondi publik në dispozicion të Autoritetit Kontraktor për këtë qëllim,

-Roli dhe rëndësia e parimeve në procesin e prokurimit publik;

-Rastet e shkeljes së parimeve të prokurimit publik.

 

  1. Konflikti i interesave në prokurimin publik

-Llojet e konfliktit të interesave,

-Rasti i konflikteve të anëtarëve të njësisë së prokurimit, të anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të titullarit të AK-së, etj.

-Rastet e konfliktit të interesave të operatorëve ekonomikë;

-Parashikimet ligjore për zgjidhjen e rasteve të konfliktit të interesave.

  1. Rëndësia e identifikimit të nevojave që do të realizohen nëpërmjet procesit të prokurimit publik  

-ekzistenca e nevojës, si element kyç në legjitimimin e procesit të prokurimit;

-ndikimi i drejtëpërdrejtë i identifikimit të nevojave, në realizimin me sukses, ose jo të kontratës publike që do të lidhet në përfundim të procesit të prokurimit;

-identifikimi dhe planifikimi i nevojave, si pjesë e planifikimit buxhetor të Autoritetit Kontraktor.

  1. Specifikimet teknike, kriteret për kualifikim dhe kriteret e përzgjedhjes së fituesit–

-Përgatitja e specifikimeve,

-Parimet që duhet të mbahen parasysh në përgatitjen e specifikimeve teknike,

-Karakteristikat e specifikimeve teknike si dhe roli i tyre në një procedurë prokurimi, etj.

-Llojet e kërkesave për kualifikim;

– Llojet e kritereve të përzgjedhjes,

– Rastet në të cilat përforen secili nga lkriteret e përzgjedhjes,

– Përllogaritja e kritereve të përzgjedhjes, etj.

  1. Ushtrime/Raste studimore –

-Ushtrime dhe raste studimore për kuptimin sa më mirë të koncepteve të shpjeguara. Studentët do ndahen në grupe pune për të përgatitur përgjigjet dhe zgjidhjet e këtyre rasteve.

 

  1. Llojet e procedurave të prokurimit publik sipas legjislacionit shqiptar –

         

-Procedurat e prokurimit publik;

-Rastet e përzgjedhjes së tyre;

-Hapat që duhet të ndiqen në këto procedura;

-Afatet kohore për secilën prej procedurave të prokurimit, etj.

 

  1. Zhvillimi i procesit të prokurimit publik –

-Hapat që duhet të ndiqen gjatë procesit të prokurimit;

-Roli dhe përgjegjësia e secilit prej funksioneve brenda AK, gjatë ciklit të prokurimit;

– përgjegjësia e AK-së në administrimin e këtij procesi.

 

  1. Ushtrime/Raste studimore –

 

-Ushtrime dhe raste studimore për kuptimin sa më mirë të koncepteve të shpjeguara. Studentët do ndahen në grupe pune për të përgatitur përgjigjet dhe zgjidhjet e këtyre rasteve.

 

  1. Sistemi i rishikimit në prokurimin publik –
  • E drejta për ankim në procesin e prokurimit publik;
  • Afatet e ankimit;
  • Institucionet ku mund të drejtohet ankimi,
  • Shkallët e ankimit, etj.
  1. Sistemi i prokurimit elektronik në Shqipëri

          -Mënyra e prokurimit nëpërmjet sistemit elektronik;

-Roli i APP-së dhe AK-ve në sistemin e prokurimit elektronik;

-Integriteti dhe gjurmueshmëria e të dhënave në sistemin e prokurimit elektronik;

-Përparësitë e përdorimit të sistemit të prokurimit elektronik;

-Krijimi i Ilogarive të përdoruesve;

-Pezullimi i një procedure prokurimi në system;

-Rikthimi i nje procedure prokurimi pas heqjes se pezullimit;

-Krijimi i dosjes së tenderit për procedurën pa lote;

 

14.Menaxhimi i kontratës–                                         

– Roli i Autoritetit Kontraktor në menaxhimin e kontratës;

– Lidhja midis kontratës dhe procesit të prokurimit;

– Mundësia e ndryshimit të kushteve të kontratës publike, pas lidhjes së saj;

– Rëndësia e mirëmenaxhimit të kontratës publike.

 

 

 

  1. Ushtrime/Raste studimore –

 

-Ushtrime dhe raste studimore për kuptimin sa më mirë të koncepteve të shpjeguara. Studentët do ndahen në grupe pune për të përgatitur përgjigjet dhe zgjidhjet e këtyre rasteve.

 

  1. Regjimi i Komisionit Evropian për Prokurimin Publik dhe situata aktuale dhe ndryshimet e nevojshme legjislative për përafrimin e mëtejshëm të sistemit të prokurimit publik shqiptar me atë evropian –

 

-Direktivat e BE-së për prokurimin publik;

-Rëndësia e rregullimit të prokurimit publik sipas Direktivave përkatëse të BE-së,

-Detyrimet e MSA për prokurimin publik,

-Ndryshimet e nevojshme në legjislacionin shqiptar të prokurimit, etj.