Programi per Standertet e Raportimit Financiar bazuar ne SKK,SNK dhe Menaxhimi I Aseteve Fikse.
SKK/SNRF
Raportimit financiar – Legjislacioni, Rregullatorët dhe palët e interesuara
Prezantim i përgjithshëm i SKK-ve dhe SNRF-ve efektivisht në zbatim
SKK 1 Kuadri i përgjithshëm për përgatitjen e pasqyrave financiare
SKK 2 Paraqitja e pasqyrave financiare
Kuadri konceptual, SNRF 1, SNK 1, SNK 7, SNK 8, SNK 10
SKK 4 Inventarët
SKK 5 AAM dhe AAJM
SNK 2 Inventarët
SNK 16, SNK 23, SNK 36, SNK 38, SNK 40, SNRF 5, SNRF 13
SKK 6 Provizionet dhe detyrimet e kushtëzuara
SKK 7 Qiratë
SKK 10 Grantet dhe forma të tjera të ndihmës
SNK 37
SNRF 16
SNK 20
SKK 9 Kombinimet e bizneseve dhe pasqyrat e konsoliduara
SKK 14 Investimet në pjesëmarrje dhe sipërmarrjet e përbashkëta
SNRF 3 & SNRF 10
SNK 27 & SNK 28 & SNRF 11 & SNRF 12
SKK 8 Të ardhurat
SKK 13 Aktivet biologjike dhe marrëveshjet koncesionare
SNRF 15 Të ardhurat nga kontratat me klientët
SNK 41 Bujqësia
SKK 11 Tatimi mbi fitimin
SKK 12 Efekti I ndryshimeve të kurseve të këmbimeve
SNK 12
SNK 21
SKK 3 Instrumentet financiare
SNK 32 Paraqitja; SNK 39 Njohja dhe matja; SNRF 7 Shënimet shpjeguese;
SNRF 9 Instrumentet financiare
“Menaxhimi i Aseteve Fikse”
- Hyrje ne menaxhimin e aseteve publike
Perfshin njohuri te pergjithshme mbi asetet si dhe specifika mbi asetet te kategorive te ndryshme, te tilla si perkufizimet, llojshmerine e aseteve, karakteristikat dhe diferencat.
- Sistemi i kontrollit te brendeshme te ndertuar nga bashkite per menaxhimin e aseteve
Menaxhimi i aseteve kerkon ndertimin e nje sistemi te kontrollit te brendshem te forte, te sigurte dhe eficient, te bazuar ne standartet nderkombetare. Tema fokusohet ne trajtimin e elementeve specifike te kontrollit, te tilla si krijimi i mjedisit te kontrollit, percaktimin e aktiviteteve te kontrollit, sistemit te monitoimit, komunikimit dhe raportimit, si dhe ate te vleresimit te rrezikut.
Tema perfshin raste studimi dhe pune praktike.
- Menaxhimi i burimeve, organizata dhe njerrëzit
Menaxhimi i aseteve kerkon disenjimin e aktiviteteve pergjate gjithe ciklit te jetes se aseteve duke adresuar vendime qe kane te bejne me burimet e brendeshme si ato materiale/financiare ashtu edhe ato te burimeve njerzore. Per kete duhet te mbulohen çeshtjet mbi; strategjine e menaxhimit te burimeve, prokurimeve dhe menaxhimin e zinxhirit te furnizimeve/menaxhim kontratash.
Nga ana tjeter per te adresuar dhe realizuar me efektivitet planin e menaxhimit te aseteve nevojitet nje organigrame. strukture eficiente, lidership dhe njerrez kompetente, si dhe nje kulture ne sherbim te nje menaxhimi eficient.
- Inventarizimi, mirmbajtja dhe kontrolli i aseteve. Menaxhimi i ciklit te jetes se aseteve.
Tema fokusohet ne teknikat qe perdoren per sigurimin e aseteve nga cdo lloj rreziku, aktivitete kryesore te investimeve kapitale per krijimin e aseteve te reja dhe te mirmbajtjes se atyre ekzistuese, zevendesimi i aseteve ne fund te jetes etj.
Do perdoren teknika bashkekohore per vleresimin e ciklit te jetes se llojeve te ndryshme te aseteve.
Raste praktike – studimi dhe diskutim i tyre.
- Kostoja/vleresimi dhe rivleresimi i aseteve
Sigurimi, rehabilitimi dhe mirmbajtja e aseteve dhe optimizimi i kostos, te cilat kerkojne zhvillimin e nje plani me qellim optimizimin e kostove per keto investime. Kjo kerkon marrje vendimesh te bazuara ne taktika te frekuencave te ketyre aktiviteteve, si dhe ne nje proces te detajuar inxhinierik.
- Informacioni mbi asetet/Raportimi
Menaxhimi i informacionit dhe dokumentimi kerkon njohuri specifike per nje menaxhim efektiv te aseteve. Ne kete aspekt do te trajtohen çeshtje te standarteve teknike dhe legjislacionit, konfigurimit te menaxhimit, strategjise se menaxhimit te informacionit te aseteve, standartet e informimit, menaxhimi i sistemit te informacionit dhe menaxhimi i te dhenave. Domosdoshmeria e raportimit, struktura e nje raportimi dhe marrja e vendimeve bazuar ne te.
- Menaxhimi i Riskut, Monitorimi, Rishikimi dhe Permiresimi
Do perfshihet zhvillimi i procesit te plote te menaxhimit te riskut te aseteve duke filluar nga identifikimi, analiza dhe trajtimi. Tema do fokusohet te rreziqet specifike te aseteve perfshi edhe ato rastesore, si dhe planin kontigjent per ti perballuar/minimizuar ato.
Procesi i permiresimit te vijueshem kerkon ndertimin e nje sistemi te konsoliduar te monitorimit si te ekzistences dhe kushteve te aseteve por edhe te performances se tyre. Ne kete aspekt do te trajtohet edhe roli i auditimit te aseteve.
Tema do zhvillohet permes kordinimit te çeshtjeve teorike me shembul praktike ilustrimi.
- Zhvillimi i Strategjise se Menaxhimit te aseteve, Politikave dhe Planeve
Kuptimi i objektivave, adresimi i rreziqeve, perputhja me legjislacionin e fushes, parimet e politikes, angazhimet e menaxhimit, zhvillimi i nje kuadri te pershtatshem per AM te lidhur me objektivat. Konsolidimi i Statregjise, prioritizimi bazuar ne kritere te qarta. Implementimi i Strategjise sipas Planit teknik ku specifikohen asetet kritike, sistemi i AM, monitorimi i procesit, roli i lidershipit, faktoret e suksesit dhe perfitimet e pritshme.