Shoqeria eshte dinamike dhe profesionet lindin ne perputhje me zhvillimet sociale dhe ekonomike dhe pas 27 viteve te ndertimit te sistemit fiskal edhe ne vendin tone eshte nevoje e tregut veterregullimi i detyrimeve dhe te drejtave te personave te cilet ofrojne sherbime profesionale ne fushen fiskale.
Komisioni i veprimtarive ekonomike e sociale ne BE thekson se” profesionet
liberale dhe organizatat të cilat rregullojnë veprimtari të tilla në Evropë jane
zgjeruar. Profesionet e reja liberale, si psikologë, punonjës socialë, ekspertet
fiskale, këshilltarë falimentimit, anketuesit dhe ndërmjetësuesit, të cilat nuk janë
të klasifikuara si profesioneve të lira në të gjitha vendet, kërkojnë një qasje
gjithëpërfshirëse”
Do të ishte shumë e vështirë për të pasur një sistem fiskal që funksionon mirë pa
ekspertë fiskalë. Për arsye se shumica e tatimpaguesve nuk i njohin ndërlikimet e
legjislacionit fiskal, ekspertet fiskalë janë të domosdoshëm që tatimpaguesit të
përmbushin detyrimet e tyre tatimore të komplikuara.
Krijimi i profesionit të ekspertit fiskal dhe veterregullimi i tij nëpërmjet vendosjes
së normave të domosdoshme për profesionet e lira , synon të zgjidhë problemet që
krijohen nga zhvillimet e vrullshme në financat publike dhe sistemin fiskal
Shqiptar ne vitet e demokracise dhe sidomos ne vitet e fundit.
Sherbimet fiskale ofrohen ne menyre kaotike, nga persona te cilet nuk jane te
shkolluar profesionalisht ne fushen tatimore dhe fiskale ne pergjithesi sepse
sistemi yne universitar dhe pasuniversitar nuk e ofron kete mundesi, dhe shpesh ne
menyre informale, ose nga vete punonjesit e tatimeve ne konflikt te hapur interesi
dhe ne dem te interesave te shtetit duke perbere rrezik e kosto shtese qe mund te vi
per shkak te gabimeve ose mungesës së cilesisë dhe detyrimit për të mbajtur
përgjegjesi. Kur ofrohen nga profesione te tjera te rregullura si kontabiliste ose
auditore te jashtem keto jane profesione te tjera te lira te cilat punojne per
kompanite por jane te specializuar ne fushen kontabile dmth te rregjistrimit te
veprimeve ekonomike ne llogari te ndryshme ose te auditimit te tyre dhe jo ne
fushen e njohjes dhe interpretimit te ligjeve tatimore qe eshte nje fushe tjetër dhe
nje profesion tjetër i veterregulluar ne vendet e Be dhe te botes (bashkengjitur nje
aneks me disa nga vendet qe e kene te organizuar profesionin e eksperit fskal).
Gjithashtu nevoja lind duke pasur parasysh qe ,
 tatimet llogariten dhe paguhen bazuar ne parimin e vetedeklarimit ,shteti
nuk llogarit detyrimet e tatimpaguesve,

1

 numri i kontrolloreve ne te gjithe vendin eshte rreth 500 ndersa i
tatimpaguesve rreth 150 000 pa perfshire ketu individet, ndersa funksioni i
kontrollit po merr gjithmone e me shume rolin qe ka ne boten e zhvilluar ate
te ndihmes ne te kuptuarin e legjislacionit
 nevojen e vazhdueshme te shtetit per te ardhura ne menyre qe te rrisi sasine
dhe cilesine e mallrave publike ,
 shkallen e ulet te pranimit vullnetar te tatimeve,
 moshen e re te sistemit tatimor,
 nivelin e evazionit dhe korrupsionit,
 shkallen e gjere te perfshirjes se inspektoreve te tatimeve ne llogaritjen e
detyrimeve tatimore te tatimpaguesit nepermjet zyrave te tyre private,
 krijimi i Gjykatave Administrative i cili kërkon njohjen dhe zbatimin e
proçedurave për bizneset dhe për tatimpaguesit në përgjithësi.
 Ligjet jane te komplikuara dhe sigurisht qe as ketu dhe ne asnje vend nuk
shkruhen per njerezit e zakonshëm. Shkalla e larte e evazionit e cila buron si
nga dashja dhe padija perfundon ne ceshtje penale, burg , apele, gjykate ,
korrupsion etj .Te gjitha keto jane kosto per tatimpaguesit si dhe per
shtetin se ne finale reduktojne te ardhurat e mbledhura.
 Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur dhe po ndodhin në fushën e
legjislacionit që lidhen me Legjislacionin e ri “Për Tatimin mbi Vlerën e
Shtuar në Republikën e Shqipërisë” apo me deklaratën integrale të të
ardhurave të tatueshme të individëve, e cila po rrit dhe do ta rrisë ndjeshëm
numrin e tatimpaguesve deklarues në vendin tonë nga rreth 90 mijë që është
aktualisht (biznese të regjistruara që deklarojnë) në mbi 600 mijë (përfshirë
edhe individët të cilët do të deklarojnë të ardhurat mbi bazë vjetore).
 Këto ndryshime të rëndësishme kanë krijuar për tatimpaguesit shqiptarë një
barrë jo të vogël që lidhet me njohjen dhe me përmbushjen vullnetare të
detyrimeve.
 Nese ligjet nuk kuptohen dhe zbatohen si duhet atehere
se pari eshte shteti qe do vuaje mungesen e te ardhurave,
se dyti jane tatimpaguesit qe do vuajne kosto shtese per shkak te penaliteteve
etj dhe
se treti eshte po shteti qe do kete kosto administrative shtese sepse cdo
penalitet dhe rivleresim detyrimesh do shoqerohet me apel qe do te thote:
a) vonese ne arketim
b) kostot e gjykimit dhe
c) kostot e mbledhjes me force te detyrimeve

1

 Përmbushja në mënyrë vullnetare e detyrimeve që burojnë nga ligji, është
vështirë të realizohet nga të gjithë tatimpaguesit pa pasur asistencë të
kualifikuar në këtë fushë.
Kush perfiton nga eksperti fiskal ?
Profesioni i ekspertit fiskal si profesion i lire i veterregulluar sjell perfitime që janë
shumëplaneshe për shtetin , ekonominë dhe marrësit e këtyre shërbimeve në të
njëjten kohë:
1. Kontributi i profesioneve të lira për funksionimin e duhur të jetës
administrative, politike dhe ekonomike të një shteti anëtar njihet në nivel
kombëtar dhe evropian, sepse ata të kontribuojnë për modernizimin dhe
efikasitetin e administratës publike dhe të shërbimeve për qytetarët dhe
konsumatorët dhe për këtë arsye ofruesit e shërbimeve duhet të plotësojnë
kërkesat e rrepta profesionale dhe etike te cilat vendosen nepermjet akteve
veterregulluese nga institute i eksperteve fiskal qe rregullojne keto ceshtje.
2. Sistemi i profesioneve të lira ka një kontribut të rëndësishëm për të siguruar
cilësi të lartë të mallrave “sociale” të tilla si ofrimi i shërbimeve publike,
mbrojtjen e të drejtave civile dhe rritjen e mirëqenies ekonomike.

3. Profesionet liberale janë një komponent i çdo shoqërie demokratike, dhe
ofrojnë potencial të madhë për rritje në aspektin e punësimit dhe PBB-së
4. Të gjitha Shtetet Anëtare te BE rregullojnë profesionet liberale, nëpërmjet
organizatave ose shoqatave profesionale. Në shumë shtete anëtare, koncepti i
vetë-rregullimit si një parim organizativ është e lidhur pazgjidhshmërisht me
konceptin e një profesioni liberal.
5. Kontributi i profesioneve të lira për funksionimin e duhur të jetës
administrative, politike dhe ekonomike të një shteti anëtar njihet në nivel
kombëtar dhe evropian, sepse ata të kontribuojnë për modernizimin dhe
efikasitetit e administratës publike dhe të shërbimeve për qytetarët dhe
konsumatorët.
6. Ekspertet fiskalë, si pjestarë të informuar të publikut, gjithashtu kontribuojnë në

1

formulimin e legjislacionit dhe udhëzimeve ne fushen fiskale duke i bere ato me
te pranueshme.
7. Duke këshilluar tatimpaguesit se si ata duhet të plotësojnë detyrimet e tyre,
ekspertet fiskalë i shërbejnë një interesi publik shumë të rëndësishëm.
8. Shteti ka interesat e veta për të mbështetur dhe për të mbrojtur këtë rol sepse ne
fakt roli i ekspertit fiskalë ndryshon nga roli i organeve tatimore, vetëm ne
faktin se organet tatimore i shërbejnë drejtpërdrejtë shtetit, ndërsa ekspertët
fiskalë duke i sherbyer drejtpërdrejtë klientit të tyre i sherbejne ne menyre
indirekte shtetit.
Fusha e ekspertizes
Eksperti fiskal operonë në fushën e dhënies së shërbimeve, përgatitjes dhe/ose
paraqitjes se deklaratave tatimore të tatimpaguesve dhe pasqyrave mbështetëse
fiskale, dhënien e këshillimit mbi planifikimin tatimor, përfaqësimin dhe mbrojtjen
e tatimpaguesve para organeve administrative dhe gjykatave dhe dhënien e
këshillimeve fiskale të tjera dhe shërbimeve të lidhura, detyra keto tipike te ketij
profesioni te listuara ne dokumentin e FMN “Tax Law Design and Drafting
(volume 1; International Monetary Fund: Victor Thuronyi, ed.)Chapter 5,
Regulation of Tax Professionals”, ne te cilin jepen rekomandime rreth modelit
te hartimit te veterregullimit per ekspertin fiskal.
Modelet ku bazohet
Veterregullimi i profesionit te ekspertit fiskal eshte mbeshtetur :
 ne rekomandimet e FMN per hartimin e legjislacionit te ekspertit fiskal Tax
Law Design and Drafting (volume 1; International Monetary Fund: Victor
Thuronyi, ed.)Chapter 5, Regulation of Tax Professionals”.
 ne direktiven e BE per profesionet e lira “DIRECTIVE 2005/36/EC OF
THE EUROPEAN PARLIAMENT AND OF THE COUNCIL on the
recognition of professional qualifications”,
 ne direktiven e be per sherbimet “DIRECTIVE 2006/123/EC OF THE
EUROPEAN PARLIAMENT AND OF THE COUNCIL on services in the
internal market”,

1

 ne direktiven e BE per auditoret “EIGHTH COUNCIL DIRECTIVE on the
approval of persons responsible for carryingout the statutory audits of
accounting documents”

 ne opinionin e BE mbi rolin dhe te ardhmen e profesioneve te lira ne te
shoqerine civile,” The role and future of the liberal professions in European
civil society 2020″
Rregullat e profesionit jane në përputhje me liritë themelore të Evropës, në
veçanti me lirinë për të ofruar shërbime, lirinë e krijimit dhe lirinë e lëvizjes.
Për këtë arsye janë jodiskriminuese, proporcionale, dhe do ti shërbejnë interesit të
përgjithshëm.
Nderveprimi me profesionet e tjera , ligjet tatimore dhe tatimpaguesit
Veterregullimi I profesionit te ekspertit fiskal vendos rregulla per edukimin
pofesional dhe cilesine e ofruesve te sherbimeve fiskale te cilet grupohen ne nje
organizate si cdo profesion tjeter i lire por nuk pengon profesionet e tjera te cilat
ofrojne sherbime ne te njejten fushe qe te vazhdojne te bejne kete ne te ardhmen.
Profesioni i ekspertit fiskal nuk ndjek modelin e monopolit qe eshte nje nga
modelet qe rekomandohen por qe kerkon standart te larte te zhvillimit social
shoqeror dhe tradite(modeli gjerman) por vendos rregulla dhe certifikon cilesine e
personave qe behen pjese e ketij grupimi dhe nderkohe klienti eshte i lire te zgjedhe
nese keto sherbime do ti marri nje person qe ai puneson , nga te ekspertet e
licensuar apo nga profesionet e tjera si avokat, etj. ne kete pikepamje nuk rrit
kostot e tatimpaguesve por vetem ofron nje treg te rregullur dhe cilesor si nje
siguri per konsumatorin e ketyre sherbime dhe te shtetit nga ana tjeter.
Veterregullimi i profesionit percakton fushen e veprimit , detyrat qe nje ekspert
fiskal eshte i afte te kryeje por nga ana tjeter keto detyra nuk jane kushte te
vendosura ne ligjet tatimore per tatimpaguesin duke u kujdesur keshtu qe te mos
krijoje kontradikta dhe konflikte .
Modeli i veterregullimi bazohet ne rekomandimet e FMN per vende te ngjashme
nga pikpamja social- ekonomike dhe problematikat e fushes fiskale dhe ato te
zhvillimit te kesaj fushe ne pergjithesi.

1
Konkluzion
Ne konkluzion po e mbyllim duke cituar opinionin e Be :
“Është e sigurt të supozohet se, në vitin 2020, do të ketë ende nevojë për këshilla të
pavarura dhe mbështetje. Prandaj, profesionet liberale do të mbeten të qëndrueshme
si institucion, me kusht që ata te jene modernizuar në kohën e duhur, në mënyrë që
natyra thelbësore e tyre, në aspektin e njohurive, pavarësisë / transparencës
dhe besueshmërise, te mos komprementohen.Në të gjitha shtetet anëtare te BE ,
interesi publik është pjesë integrale e profesioneve të lira.Në një shtet demokratik
nën sundimin e ligjit, puna e këshilltarëve ligjorë dhe tatimore përbën një
element të lirive civile; së bashku me auditorët, ata gjithashtu sigurojë që proceset
ekonomike të zhvillohen normalisht. Kjo do të thotë se këto profesione janë të
lidhura direkt me të drejtat themelore.Përveç kësaj, kjo bazë e interesit publik do të
thotë se profesionet liberale kanë një përgjegjësi të veçantë etike. Këshilltarë
ligjorë dhe tatimore dhe auditorët ndihmojne per të mbështetur sundimin e
ligjit, si dhe mbrojtjen e interesave financiare të klientëve të tyre. 1 .