Moduli I: Menaxhimi i kohës
Audienca: Çdo nivel stafi; fokus Menaxherë të nivelit të mesëm dhe të lartë, drejtues skuadrash,supervizorë
Kategoria: Bazike
Nr i pjesëmarrësve: 10 – 20 pjesëmarrës
Përshkrim: Koha dhe mungesa e saj qoftë për aktivitete të lidhura me punën apo dhe jetën personale janë elementët e përbashkët të çdo bisede apo ankimi që njerëzit bëjnë me njëri-tjetrin. Ky modul përpiqet të japë guida praktike për sigurimin e një organizimi efiçent dhe produktiv të kohës që kemi në dispozicion për të siguruar një alokim efektiv të saj në aktivitete që japin vlerë të shtuar dhe rezultate duke arritur objektivat respektive. Teknikat sesi kursehet kohë e vyer duke vendosur rregulla të prioritarizimit të aktiviteteve që duhet të kryejmë përgjatë ditës sonë dhe sigurimi i një balance të shëndetshme të jetës private me atë profesionale japin një impakt pozitiv në motivimin e vetvetes dhe menaxhimin më të mirë të stresit.
Çfarë përfitoni nga ky trajnim:
– Njohje të Teknikave për planifikimin dhe optimizimin e kohës së shpenzuar në aktivitete të ndryshme që bëjmë çdo ditë
– Të kuptojmë menaxhimin optimal të kohës dhe maksimizimin e vlerës së saj
– Aftësimi për të zbatuar njohuritë dhe aftësitë në situata praktike
– Një investim real në veten tuaj pasi keto njohuri janë të aplikueshme në çdo lloj industrie punësimi dhe jo vetëm; shumë e rëndësishme dhe në jetën personale
Metoda e trajnimit:
– PowerPoint presentations për prezantimin e materialit
– Role plays pas çdo sesioni tematik të trajnimit
– Improvizim i situatave reale me të cilat pjesëmarrësit janë ndeshur në punën e tyre dhe përqasja e tyre ndryshe pas marrjes se njohurive të trajnimit
– Reflection papër ku pjesëmarrësit reflektojnë në lidhje me çfarë e gjetën të vlefshme apo jo
Moduli II: Menaxhimi i skuadrave dhe motivimi
Audienca: Menaxherë të nivelit të mesëm dhe të lartë, drejtues skuadrash, supervizorë
Kategoria: E mesme dhe e avancuar
Përshkrim: Kërkesat në rritje për realizimin e punëve në skuader të cilat ofrojnë cilësi më të lartë të produktit/shërbimit që ato prodhojnë është tashmë një aksiome për çdo organizatë. Ky modul jep mundësinë e mësimit të Teknikave sesi ndërtohet dhe fitohet besimi midis pjesëmarrësve në një skuadër, metodologjinë e organizimit të punës, komunikimit të detyrave dhe vlerësimit të performancës individuale të ndërlidhur me atë të performancës së grupit. Si drejtohet dhe mbështeten anëtarët e një skuadre nëpërmjet metodave të coaching efektiv për të mbajtur të motivuar shpirtin e skuadrës dhe për rrjedhojë dhe optimizimin e rezultateve të saj.
Çfarë përfitoni nga ky trajnim:
– Njohuri mbi dinamikën dhe mënyrën sesi funksionon puna në grup
– Të kuptuarit e motivuesve që drejtojnë sjelljet e pjesëmarrësve të skuadrës
– Aftësimin për të zbatuar njohuritë dhe aftësitë në situata praktike
– Një investim real në veten tuaj pasi keto njohuri janë të aplikueshme në çdo lloj industrie punësimi
Metoda e trajnimit:
– PowerPoint presentations për prezantimin e materialit
– Role plays pas çdo sesioni tematik të trajnimit
– Improvizim i situatave reale me të cilat pjesëmarrësit janë ndeshur në punën e tyre dhe përqasja e tyre ndryshe pas marrjes se njohurive të trajnimit
– Reflection papër ku pjesëmarrësit reflektojnë në lidhje me çfarë e gjetën të vlefshme apo jo
Moduli III: Aftësi Menaxhimi (Si te jemi negociatore te suksesshem)
Audienca: Menaxherë të nivelit të mesëm dhe të lartë, drejtues skuadrash, supervizorë
Kategoria: Bazike
Përshkrim: Roli dhe përgjegjesitë e një menaxheri pavarësisht industrisë në të cilën performohen, në thelb zhvillohen mbi të njëjtat parime bazë si ajo e ndarjes së detyrave dhe organizimit të punës së stafit vartës, mbështetja dhe coaching i tyre për të arritur rezultatet e duhura, komunikimi korrekt i mesazheve nga strukturat menaxhuese strategjike të kompanise, motivimi i stafit dhe zhvillimi i një profili zhvillues të biznesit të njësisë, skuadrës që ai drejton. Ky modul përpiqet të ndërtojë themelet e para të parimeve manaxheriale tek individët të cilët kërkojnë strukturimin e njohurive dhe aftësive personale në përputhje me ndërveprimin që ata kanë në rolin e tyre si menaxhere me individë të tjerë qofshin këta vartës, kolegë, supervizorë apo klientë.
Çfarë përfitoni nga ky trajnim:
– Si të vendosim dhe komunikojme objektiva/detyra
– Si të përgatisim një axhendë dhe si ta ndjekim me rigorozitet atë
– Si të delegojmë suksesshem tek stafi I duhur detyrat dhe përgjegjësitë e duhura
– Si të ndërtojmë një profil zhvillues biznesi.
– Një investim real në veten tuaj pasi keto njohuri janë të aplikueshme në çdo lloj industrie punësimi
Metoda e trajnimit:
– PowerPoint presentations për prezantimin e materialit
– Role plays pas çdo sesioni tematik të trajnimit
– Improvizim i situatave reale me të cilat pjesëmarrësit janë ndeshur në punën e tyre dhe përqasja e tyre ndryshe pas marrjes se njohurive të trajnimit
– Reflection papër ku pjesëmarrësit reflektojnë në lidhje me çfarë e gjetën të vlefshme apo jo
Moduli IV: Menaxhimi i konflikteve në punë
Audienca: Menaxherë të nivelit të mesëm dhe të lartë, drejtues skuadrash, supervizorë
Kategoria: E mesme dhe e avancuar
Përshkrim: Konflikt, debate dhe rrjedhimisht demotivim, pakënaqësi me pasoja uljen e produktivitetit dhe rezultateve në punë janë ato që po bëhen përherë e më prezente në çdo ambjent pune. Është po aq i vërtetë fakti që konfliktet në punë do të jenë gjithmonë të pranishme ndaj qëllimi nuk është si të zhdukim konfliktet por si ti menaxhojmë ato në mënyrë që të përdorim në mënyrë konstruktive sinergjinë që prodhohet nga të tilla situata në ndërtimin e konvergjencave të qëndrimeve apo këndveshtrimeve dhe minimizimin e divergjencave që e kanë shkaktuar këtë konflikt. Në këtë trajnim prezantohet një format praktik i analizimit të një konflikti, mënyrat dhe format e menaxhimit të tij, evidentimin e rrugëve që ndërtojnë progresin dhe minimizojnë regresin. Aftësia për një përqasje korrekte të supërvizorit në një temë kritike, mitigimi i diferencave apo përplasjeve me përsonalitete e karaktere të ndryshme kolegësh, kuptimi i divergjencave në kuptimin e stafit vartës mbetet një nga fushat më pak të trajnuara ndërsa rëndësia e kësaj teme bëhet shpeshherë dhe vitale në varësi të nivelit të eskalimit të konflikteve në atë ambjent pune.
Çfarë përfitoni nga ky trajnim:
– Metodologjinë e të kuptuarit të një konflikti
– Aftësi për mënyrat sesi përqasni situatën konfliktuale
– Përmirësim të marrëdhënieve në punë duke optimizuar bashkëpunimin me përsonat që shfaqin divergjenca të natyrave të ndryshme nga ju
– Një investim real në veten tuaj pasi keto njohuri janë të aplikueshme në çdo lloj industrie punësimi dhe jo vetëm; shumë e rëndësishme dhe në jetën personale
Metoda e trajnimit:
– PowerPoint presentations për prezantimin e materialit
– Role plays pas çdo sesioni tematik të trajnimit
– Improvizim i situatave reale me të cilat pjesëmarrësit janë ndeshur në punën e tyre dhe përqasja e tyre ndryshe pas marrjes së njohurive të trajnimit
– Reflection papër ku pjesëmarrësit reflektojnë në lidhje me çfarë gjetën të vlefshme apo jo
Moduli V: Menaxhimi i ndryshimeve dhe stresit
Audienca: Menaxherë të nivelit të mesëm dhe të lartë, drejtues skuadrash, supervizorë
Kategoria: E mesme dhe e avancuar
Përshkrim: Ndryshimet, të qënurit dhe vepruar ndryshe nga të tjerët janë bërë sot elementët diferencues të suksesit apo dështimit të kompanive, grupeve, individëve apo kauzave, përqasjeve në tregun lokal e global. Për të qëndruar konkurent në një ambjent kaq dinamik, me kaq shumë ndryshime e të papritura njerëzit duhet tu adaptohen ndryshimeve. “ Nuk janë speciet më të zgjuara dhe as ato më pak të zgjuarat që kanë mbijetuar në kohë, por janë ato specie që ditën tu përshtaten në kohë ndryshimeve” Charles Darwin Teoria e evolucionit. Të injorosh apo mos konsiderosh në kohë ndryshimet mund të këtë pasoja, kosto ndaj ky modul trajnimi përpiqet të mësojë disa Teknika sesi planifikohet implementimi i ndryshimeve, komunikimi dhe organizimi i gjithçkaje që përfshihet në këtë ndryshim duke menaxhuar në mënyrë efiçente dhe pozitive streset, shqetësimet, pikëpyetjet dhe dyshimet që mbart proçesi i ndryshimit në vetvete.
Çfarë përfitoni nga ky trajnim:
- Rrisni nivelin e të kuptuarit mbi ndryshimet, arsyet e lindjes së tyre
- Mësoni Teknika për tu adaptuar lehtë me ndryshimet dhe të optimizosh pozicionimin tënd për efekt të rrjedhojave të implementimit të këtyre ndryshimeve
- Aftësimi për të zbatuar njohuritë dhe aftësitë në situata praktike
- Një investim real në veten tuaj pasi këto njohuri janë të aplikueshme në çdo lloj industrie punësimi dhe jo vetëm; shumë e rëndësishme dhe në jetën personale
Metoda e trajnimit:
– PowerPoint presentations për prezantimin e materialit
– Role plays pas çdo sesioni tematik të trajnimit
– Improvizim i situatave reale me të cilat pjesëmarrësit janë ndeshur në punën e tyre dhe përqasja e tyre ndryshe pas marrjes se njohurive të trajnimit
– Reflection papër ku pjesëmarrësit reflektojnë në lidhje me çfarë e gjetën të vlefshme apo jo
“Menaxhimi i Aseteve Fikse”
Permbledhje e shkurter
Trajnimi perfshin njohuri esenciale te nevojshme ne fushen e menaxhimit te aseteve permes te kuptuarit te legjislacionit dhe rregullave baze , teorise dhe praktikes me te mire te fushes, si dhe mjetet qe perdoren.
Kursi kerkon te ofroje njohuri per pjesmarresit se si te zhvillojne nje strukture mbi politikat strategjine dhe qeverisjen ne lidhje me menaxhimin e aseteve te bashkise.
Kush duhet ta ndjeke?
Trajnimi eshte dizenjuar per individe te perfshire qofte ne qeverisje, menaxhim, mbikqyrje apo tjeter funksion ekzekutues, por edhe per cdo personel tjeter te interesuar pjese e stafit te njesive/organizatave. Me konkretisht zyrtaret qe merren me:
- anetare te organeve vendimmarrese drejtuese
- anetare te qeverisjes ekzekutiv qe e kane kete fushe te pergjegjesise
- menaxhere te aseteve apo insitucioneve, agjencive dhe bizneseve
- menaxhere kontratash te aseteve
- menaxhere projektesh
- stafi inxhinierik qe e ka kete fushe te pergjegjesise
- kontrollore financiare dhe auditues
- menaxhere prokurimesh
Trajnimi ka për qellim
Nderkohe qe njesite ekonomike jane duke menaxhuar procese te shumllojshme dhe komplekese te menaxhimit te aseteve, ose thjesht synojne te permiresojne dite pas dite ceshtjet te rritjes se eficiences se perdorimit te tyre, ky kursi synon te zgjeroje dhe permiresoje dijet ekzistuese te target grupit te fokusuar.
Ç’fare e diferencon kete trajnim?
Ky kurs perdor metodologji te bazuara dhe te provuara ne vendet me te zhvilluara ne fushen e menaxhimit te aseteve publike dhe private, te cilat i pershtaten mjedisit shqiptar, duke dhene nje qasje praktike qe ju siguron ndjekesve te trajnimit:
- nje kuptim te politikave dhe opsioneve te vlefshme per tu zbatuar ne menaxhimin e aseteve te cdo kategorie specifike.
- aftesim ne sigurimin e bashkepunimit me te gjitha aktoret e perfshire ne menaxhimin e aseteve
- njohuri ne te kuptuarit dhe te zbatuarit e legjsilacionit dhe rregullave per kategori te ndryshme asetesh.
- nje qajse te strukturuar te planifikimit strategjik, kontrollit dhe vleresimit te eficiences ne perdorimin e aseteve.
Rezultatet e pritura
- Njohuri për të rishikuar sistemin ne fuqi te menaxhimit te aseteve dhe aftesi per ta zbatuar njohurite e marra te ketij kursit per permiresimin e tij.
- Aftësi te rritura për të krijuar një sistem të përshtatshëm të menaxhimit të performancës nga perdorimi i aseteve
- Rritje e kapaciteteve ne fushen e hartimit te Politikave, zhvillimit te Planeve dhe te Strategjive ne fushen e menaxhimit et aseteve.
- Aftësi për të krijuar dhe mbajtur partneritete efektive me te gjithe aktoret per nje sistem te forte, te sigurte dhe eficient te meanxhimit te aseteve.
Permbledhje e temave
- Hyrje ne menaxhimin e aseteve publike
Perfshin njohuri te pergjithshme mbi asetet si dhe specifika mbi asetet te kategorive te ndryshme, te tilla si perkufizimet, llojshmerine e aseteve, karakteristikat dhe diferencat.
- Sistemi i kontrollit te brendeshme te ndertuar nga bashkite per menaxhimin e aseteve
Menaxhimi i aseteve kerkon ndertimin e nje sistemi te kontrollit te brendshem te forte, te sigurte dhe eficient, te bazuar ne standaertet nderkombetare. Tema fokusohet ne trajtimin e elementeve specifike te kontrollit, te tilla si krijimi i mjedisit te kontrollit, percaktimin e aktiviteteve te kontrollit, sistemit te monitoimit, komunikimit dhe raportimit, si dhe ate te vleresimit te rrezikut.
Tema perfshin raste studimi dhe pune praktike.
- Menaxhimi i burimeve, organizata dhe njerrëzit
Menaxhimi i aseteve kerkon disenjimin e aktiviteteve pergjate gjithe ciklit te jetes se aseteve duke adresuar vendime qe kane te bejne me burimet e brendeshme si ato materiale/financiare ashtu edhe ato te burimeve njerzore. Per kete duhet te mbulohen çeshtjet mbi; strategjine e menaxhimit te burimeve, prokurimeve dhe menaxhimin e zinxhirit te furnizimeve/menaxhim kontratash.
Nga ana tjeter per te adresuar dhe realizuar me efektivitet planin e menaxhimit te aseteve nevojitet nje organigrame. strukture eficiente, lidership dhe njerrez kompetente, si dhe nje kulture ne sherbim te nje menaxhimi eficient.
- Inventarizimi, mirmbajtja dhe kontrolli i aseteve. Menaxhimi i ciklit te jetes se aseteve.
Tema fokusohet ne teknikat qe perdoren per sigurimin e aseteve nga cdo lloj rreziku, aktivitete kryesore te investimeve kapitale per krijimin e aseteve te reja dhe te mirmbajtjes se atyre ekzistuese, zevendesimi i aseteve ne fund te jetes etj.
Do perdoren teknika bashkekohore per vleresimin e ciklit te jetes se llojeve te ndryshme te aseteve.
Raste praktike – studimi dhe diskutim i tyre.
- Kostoja/vleresimi dhe rivleresimi i aseteve
Sigurimi, rehabilitimi dhe mirmbajtja e aseteve dhe optimizimi i kostos, te cilat kerkojne zhvillimin e nje plani me qellim optimizimin e kostove per keto investime. Kjo kerkon marrje vendimesh te bazuara ne taktika te frekuencave te ketyre aktiviteteve, si dhe ne nje proces te detajuar inxhinierik.
- Informacioni mbi asetet/Raportimi
Menaxhimi i informacionit dhe dokumentimi kerkon njohuri specifike per nje menaxhim efektiv te aseteve. Ne kete aspekt do te trajtohen çeshtje te standarteve teknike dhe legjislacionit, konfigurimit te menaxhimit, strategjise se menaxhimit te informacionit te aseteve, standartet e informimit, menaxhimi i sistemit te informacionit dhe menaxhimi i te dhenave. Domosdoshmeria e raportimit, struktura e nje raportimi dhe marrja e vendimeve bazuar ne te.
- Menaxhimi i Riskut, Monitorimi, Rishikimi dhe Permiresimi
Do perfshihet zhvillimi i procesit te plote te menaxhimit te riskut te aseteve duke filluar nga identifikimi, analiza dhe trajtimi. Tema do fokusohet te rreziqet specifike te aseteve perfshi edhe ato rastesore, si dhe planin kontigjent per ti perballuar/minimizuar ato.
Procesi i permiresimit te vijueshem kerkon ndertimin e nje sistemi te konsoliduar te monitorimit si te ekzistences dhe kushteve te aseteve por edhe te performances se tyre. Ne kete aspekt do te trajtohet edhe roli i auditimit te aseteve.
Tema do zhvillohet permes kordinimit te çeshtjeve teorike me shembul praktike ilustrimi.
- Zhvillimi i Strategjise se Menaxhimit te aseteve, Politikave dhe Planeve
Kuptimi i objektivave, adresimi i rreziqeve, perputhja me legjislacionin e fushes, parimet e politikes, angazhimet e menaxhimit, zhvillimi i nje kuadri te pershtatshem per AM te lidhur me objektivat. Konsolidimi i Statregjise, prioritizimi bazuar ne kritere te qarta. Implementimi i Strategjise sipas Planit teknik ku specifikohen asetet kritike, sistemi i AM, monitorimi i procesit, roli i lidershipit, faktoret e suksesit dhe perfitimet e pritshme.
Rëndësia e Manaxhimit të Burimeve Njerëzore
Detyrat e Specialistit të Burimeve Njerëzore
1. Proçesi i rekrutimit dhe planifikimi i Burimeve Njerëzore
• Identifikimi i nevojave për Burime Njerëzore.
• Përgatitja e njoftimit të punësimit dhe përshkrimit të punës.
• Proçedurat standarte të përzgjedhjes
• Hapat e seleksionimit të kandidatëve.
• Intervista
• Testimet
• Hirarkia e përzgjedhjes
• Orientimi dhe Promovimi
2. Njohja e Rregulloreve dhe Proçedurave
Kodi i Punës
• Nënshkrimi i Kontratës
• Pushimet vjetore dhe festat zyrtare
• Detyrimet mes Palëve
Kodi i Etikës së nstitucionit
• Plotësimi i dosjes personale të punonjesve
• Orientimi i ditës së parë të punës
• Frekuentimi , leja etj
• Siguria dhe Shëndeti në punë etj.
3. Deklarimet pranë organeve Tatimore dhe Inspektoriatit të punës
• Deklarimi i të Punësuarve dhe Larguarve nga puna
• Deklarimi i Listëpagesave
• Deklarimi i Përfitimeve Afatshkurtra ( Sëmundje ,Leje Lindje, Pensione etj)
• Deklarimet e Punonjësve të Huaj dhe përpilimi i dokumentave ( Leje Pune dhe Qëndrimi)
• Përgatitja e Regjistrave të personelit , etj.
• Këshilli i Sigurisë në punë
4. Kompensimi dhe Shpërblimet
• Përllogaritja e Pagave ( Shpërblimet dhe Ndalesat)
• Plotësimi i Librezave të Punës dhe Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore.
5. Vlersimi i Performancës
Përgatitja dhe vlersimi i përformancës në punë sipas kritereve të përshkrimit të punës.
Grupi i vlersimit të përformancës etj
6. Të tjera
• Urdhërat e brendshëm për promovim dhe ndryshim të strukturës
• Përfundimi i Kontratës Individuale të Punës
• Proçedurat disiplinore
• Proçedura e largimeve të personelit nga puna
• Intervista e largimit etj.
Proçesi i Rekrutimit